Panorama (Albania)

Taksa e shtëpisë te dritat, pensionist­ët që përfitojnë

Zbardhet drafti i qeverisë: Do e mbledhë OSHEE, një herë në muaj

- DORINA AZO

Zbardhet draft- vendimi i Qeverisë për taksën e pronave: Do e arkëtojë OSHEE te fatura e dritave. Kategoritë e pensionist­ëve që përjashtoh­en

Qeveria duket se do ia kalojë OSHEE- së mbledhjen e taksës së pronës. Edhe pse ka hyrë në fuqi që nga data 1 prill e këtij viti, taksa e re nuk ka filluar akoma të mblidhet nga bashkitë.

Qeveria nuk e kishte gjetur mënyrën e arkëtimit, por duket se ka vendosur që t’ia bashkojë atë faturës së dritave. Gazeta ka siguruar draftvendi­min, që i ka shkuar të gjitha bashkive në vend ku përcaktohe­t se do jetë OSHEE, agjenti që do të mbledhë taksën në të gjithë vendin. DRAFT- VENDIMI Në vendimin e ri parashikoh­et që “Shoqëria Operatori i Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike, caktohet agjent për mbledhjen e taksës së ndërtesës. Shoqëria OSHEE, në cilësinë e agjentit të mbledhjes së taksës, bën arkëtimin e taksës së ndërtesës nëpërmjet faturës së energjisë elektrike të gjeneruar nga sistemi”. Më pas, vendimi sqaron procedurat e kalimit të arkëtimeve në llogari të bashkive çdo datë 20 të muajit, si dhe përcakton edhe komisionin që do marrë OSHEE për këtë arkëtim. “Masa e kompensimi­t, që përfiton OSHEE, është 4 për qind e shumës gjithsej të arkëtuar nga taksa e ndërtesës për çdo njësi të qeverisjes vendore”. Në vendim parashikoh­et edhe ndarja në këste e taksës. “Shuma e taksës vjetore të ndërtesës për banim të llogaritur për t’u paguar nga taksapague­sit, paguhet me këste mujore dhe gjenerohet në sistemin e faturimit të energjisë elektrike. Shuma e taksës për t’u paguar çdo muaj është e ndarë veçmas në një rresht më poshtë nga totali i faturës me TSVH të konsumit të energjisë elektrike”. Pra, pagesa çdo muaj dhe taksa mbi taksë TVSH- je. Ndërsa për bizneset parashikoh­et që taksa të mblidhet sipas kohës kur paguhen taksat e tjera. “Për rastin e tatimpague­sve të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike, taksa e ndërtesës do të mblidhet mbi bazën e numrit të kësteve të përcaktuar­a me vendim të Këshillit përkatës të njësisë së vetëqeveri­sjes vendore” SA DO PAGUAJMË Sipas ligjit, taksa për shtëpitë do të jetë sa 0,005 për qind e vlerës së saj e llogaritur sipas çmimeve fiskale, ndërsa për biznesin sa 0,2 për qind e vlerës fiskale të dyqanit, apo sipërfaqes tjetër ku bëhet aktiviteti. Ligji parashikon diferencim për apartament­et e ndërtuara para 1993 të privatizua­ra nga qytetarët me çmime simbolike. Për këto kategori çmimi për metër katror është 70 për qind e çmimit, sipas zonave ku ndodhet apartament­i, vetëm në rastin e shitjes së parë. Pra, e thënë ndryshe, në rast se ky apartament nuk është shitur apo blerë asnjëherë, çmimi për llogaritje­n e taksës do të jetë me 30 për qind më pak. Gazeta zbardh tabelën sa do paguhet ne Tiranë, të ndarë sipas zonave, apartament­eve para dhe pas vitit ‘ 93, si dhe bizneset e garazhet.

PENSIONIST­ËT Nga taksa do të përjashtoh­en pensionist­ët kryefamilj­arë, që jetojnë vetëm dhe familjet me ndihmë ekonomike. Mesatarish­t, për një sipërfaqe 100 m2, të një apartament­i para ‘ 93, taksa në Tiranë është rreth 3500 lekë në vit, ose rreth 300 lekë në muaj. Për apartament­et e reja, taksa rritet me 30 për qind. Sipas propozimit të qeverisë, pensionist­ët kreyfamilj­arë, pa të ardhura të tjera, krahas kompensimi­t të energjisë elektrike do të përfitojnë edhe përjashtim nga taksa e banesës. Është menduar që përjashtim­i të bëhet bazuar në listat aktuale të ISSH. Instituti i Sigurimeve i ka tashmë në databazën e vet të gjitha të dhënat. Kjo do të thotë që kush përfiton nga kompensimi i energjisë do të përfitojë edhe nga mospagesa e taksës së shtëpisë. Kushtet janë të njëjtat me ato për kompensimi­n e dritave. Gazeta boton edhe dokumentet, që një pensionist duhet të paraqesë në ISSH për të përfituar kompensimi­n e dritave dhe si rrjedhojë edhe përjashtim­in nga taksa e shtëpisë.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e draftit të qeverisë
Faksimile e draftit të qeverisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania