Panorama (Albania)

Limos Dizdari kujton bisedën e fundit, letra e Pirro Manit: Më fal Gaqo Çako

-

Këta njerëz të mëdhenj kanë dy vdekje, atë fizike si gjithë njerëzit e tjerë dhe ne sot do përcjellim atë njeriun e vdekshëm, që na krijon dhimbje dhe brenga në shpirt, por në mendje, në zemër dhe në vesh kemi zërin e Gaqos

Limos Dizdari nuk mund t'i fshehë lotët. Zëri i Gaqo Çakos i përjetësoi krijimet. Do të mbeten të pavdekshme këngët e kolonat zanore: "Këputa një gjethe dafine", "Udhët e atdheut më thërrasin", kolona e filmit "Mësonjëtor­ja" "Hyri prilli, shkriu bora majave"... Kompozitor­i udhëtoi nga Ksamili për të përcjellë mikun e tij. "Nuk e mbaj mend se si e kam njohur Gaqon dhe nuk e vras mendjen për këtë, por kujtoj faktin që u gjendëm në mesin e një dashurie të madhe të pakufishme për njëri- tjetrin", thotë Dizdari. "Në rrugën e gjatë nga Ksamili në Tiranë për të përcjellë Gaqon, në kokë kisha vetëm një mendim: lavdia jonë ishte një bashkim i suksesshëm i copave shpirtëror­e të Gaqos, Xhevahirit, Limosit, Pjetër Gacit, Vaçe Zelës, Mentor Xhemalit, etj.. Ne falënderoj­më fatin që i përkasim këtij vendi që ka njerëz kaq të çmuar saç është Gaqo Çako. Janë njerëz të mëdhenj që e ndihmojnë këtë komb të jetë më i madh nga ç'është në dukje. Këta njerëz të mëdhenj kanë dy vdekje, atë fizike si gjithë njerëzit e tjerë dhe ne sot do përcjellim atë njeriun e vdekshëm, që na krijon dhimbje dhe brenga në shpirt, por në mendje, në zemër dhe në vesh kemi zërin e Gaqos, njeriut të madh, që nuk e dimë se kur do të vdesë dhe shpresojmë që nuk do të ketë vdekje, sa kohë ky popull e do shpirtin e materializ­uar në zërin e Gaqos. Produkti ishte shumë i madh dhe Gaqo erdhi si zëri i një shoqërie, ishte një zë i madh. Ai ishte unikal", thotë ai. Dizdari pati fatin të fliste me të pak ditë më parë. "Para 4 ditësh e mora në tel.. Ishte një zë i brendshëm, qiellor, që më tha: Bëji një tel Gaqos. E mora në tel dhe u gëzua shumë. Ky është komunikimi i fundit me të", thotë Dizdari dhe dora i dridhet dhe shkrimi i ngec kur duhet të shkruaj të fundit lamtumirë.

 ??  ?? Tenori Gaqo Çako
Tenori Gaqo Çako
 ??  ?? Limos Dizdari
Limos Dizdari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania