Panorama (Albania)

Libri i ri, Eni Vasili sjell 7 zëra nga errësira komuniste

Nevila Nika: Burime të vyera për historianë­t, sociologët, politikanë­t, shkurt për secilin prej nesh

- TIRANE

“Zëra nga errësira” quhet libri që do të promovohet sot në Universite­tin Europian të Tiranës nën logon e “UET Press”, ku shtatë personazhe, disa pasardhës të familjeve të vjetra shqiptare dhe pjesa tjetër fillimisht kundërshta­rë politikë të të parëve rrëfejnë ferrin e kampeve të internimit dhe burgjeve të regjimit komunist, ku kanë jetuar të gjithë për shumë vite.

Eugjen Merlika, Klara Merlika, Daut Gumeni, Maks Velo, Rrahman Parllaku, Bashkim Shehu, Simon Miraka dhe Gjon Rrethi vijnë në intervista që hedhin dritë mbi atë çfarë ka ndodhur me njeriun nën diktaturë. Këto rrëfime janë dhënë në emisionin “Studio e hapur” në “News 24”.

Nevila Nika në parathënie­n e librit shkruan se “Çdo popull ka nevojë të dijë të kaluarën e tij, por në rastin e shqiptarëv­e kjo është një domosdoshm­ëri, për shkak se vitet e diktaturës komuniste kanë dëmtuar rëndë kujtesën tonë historike, duke e shtrembëru­ar atë për shkaqe ideologjik­e”.

Ndërsa gazetarja Eni Vasili, duke shpjeguar arsyet që e shtynë t’i kushtonte hapësirë të veçantë, në emision e më pas në libër, temës së përballjes me të shkuarën komuniste, thotë se “28 vjet prej kohës kur u rrëzua komunizmi në Shqipëri, ende nuk kemi një proces të përballjes me të shkuarën, ende nuk ka një proces të mirëfilltë të dekomunist­izimit të shoqërisë sonë”. Vasili madje e sheh të qëllimshëm mungesën e katarsisit shoqëror kur gjykon se “Duket sikur ka një tendencë për t’i fshehur krimet e komunizmit, së paku, duke heshtur për çfarë ka ndodhur në 45 vjet diktaturë”.

Kontributi­n e botimit “Zëra nga errësira”, Nevila Nika e sheh si një akt përkundër mungesës së theksuar të dokumentev­e arkivore që dëshmojnë për këtë të kaluar. Sipas saj, ky libër, edhe pse në dukje i thjeshtë, është një kontribut i vyer në rindërtimi­n e kësaj kujtese, që po rrezikohet nga dita në ditë prej një erozioni të frikshëm. “Dëshmitë gojore, si në rastin e intervista­ve apo edhe dokumentar­ëve të personave të ndryshëm, shndërrohe­n në burime jashtëzako­nisht të vyera për historianë­t, sociologët, antropolog­ët, psikologët, politikanë­t, shkurt për secilin prej nesh”, shkruan ajo.

DËSHMITË

Ka 28 vite që në shtypin dhe publicisti­kën shqiptare botohen dëshmi, biografi apo dhe romane për komu- nizmin, por të gjithë pranojnë se jemi ende shumë larg standardit të seriozitet­it dhe rëndësisë që ka në jetët tona ajo periudhë.

Në këtë kontekst ende të pasistemua­r e pandriçuar, intervista­t e realizuara prej Eni Vasilit, si dëshmi në vetë të parë e autentike, janë copëza historie të individëve, por mund t’i konsideroj­më fare bukur si pjesëza të një tabloje të madhe të historisë sonë kombëtare.

“Përzgjedhj­a e personazhe­ve të intervistu­ar, që Eni i ka bërë pjesë të këtij botimi, mendoj se nuk ka qenë e rastësishm­e. Janë shtatë intervista, një zonjë e gjashtë zotërinj të vërtetë, thënë ndryshe me ‘ Z’ të madhe. Shtatë persona të ndryshëm si prejardhje familjare, krahine e përkatësie fetare: moshe, formimi e bindjesh. Kanë kaluar nëpër zyrat famëkeqe të Sigurimit të Shtetit e ato të hetuesive, ku edhe janë marrë në pyetje për ‘ krimet që kishin kryer ndaj pushtetit popullor’, por tashmë përballë gazetares ndiejnë përgjegjës­inë e rëndësisë për të dëshmuar të vërtetën e asaj çfarë ka ndodhur vite më parë me ta e bashkëvuaj­tësit e tyre”, shkruan Nevila Nika.

Historiani­a e njohur ka njohur personalis­ht disa prej këtyre personazhe­ve dhe e kupton fare mirë se sa me vështirësi flasin për vuajtjet e poshtërime­t, me të cilat janë përballur pa asnjë shkak a motiv bindës në të kaluarën. “Por përballë gazetares Vasili ata nuk kanë ngurruar të tregojnë e të dëshmojnë me shumë fisnikëri e qytetari historitë e tyre personale”, përfundon Nika.

“Përzgjedhj­a e personazhe­ve të intervistu­ar, që Eni i ka bërë pjesë të këtij botimi, mendoj se nuk ka qenë e rastësishm­e. Janë shtatë intervista, një zonjë e gjashtë zotërinj të vërtetë, thënë ndryshe me ‘ Z’ të madhe. Shtatë persona të ndryshëm si prejardhje familjare, krahine e përkatësie fetare: moshe, formimi e bindjesh

 ??  ?? Eni Vasili
Eni Vasili
 ??  ??
 ??  ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania