Panorama (Albania)

Prokurori Dollapaj sot para vetingut, si u rrit pasuria në 13 vjet

-

Prokurori Arben Dollapaj ka një karrierë të gjatë në organin e Akuzës në Shqipëri. Ai do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it sot më 3 gusht, si pjesë e listës prioritare për shkak të funksionit si prokuror i Apelit në Shkodër dhe kandidimit të tij për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Arben Dollapaj zotëronte një pasuri familjare prej 900 mijë lekësh në vitin 2003, kur deklaroi për herë të parë në ILDKPKI. Referuar deklaratës së tij të parë, ai zotëronte 1/ 5 pjesë takuese të një apartament­i dhe 300 mijë lekë kursime në cash. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit të Apelit të Shkodrës rezulton të jetë rritur me 23 herë, duke kapur vlerën e 21 milionë lekëve në total. Investimet kryesore të familjares Dollapaj janë fokusuar në pasuritë e paluajtshm­e. Ai zotëron një kat në banesën private të vëllait, një shtëpi banimi në Selitë me vlerë 9 milionë lekë si dhe ka shpenzuar për rikonstruk­sionin e një shtëpie në Valbonë - pasuri këto që kapin në total vlerën e 17 milionë lekëve.

Përveç pasurive të paluajtshm­e, prokurori Dollapaj zotëron rreth 128 mijë lekë llogari bankare dhe rreth 3.9 milionë lekë kursime të akumuluara në cash. Të ardhurat familjare të prokurorit Dollapaj për periudhën deklaruese 20042017 kapin vlerën e 32.9 milionë lekëve. Rreth 68 për qind e të ardhurave kanë si burim pagën e tij nga funksioni, 23 për qind nga paga e bashkëshor­tes dhe 2.6 për qind nga dhuratat cash, kryesisht nga motrat në Shtetet e Bashkuara. BIRN identifiko­i megjithatë si “flamur të kuq” një hua prej 25 mijë eurosh, që prokurori Dollapaj mori në vitin 2010 për blerjen e një banese në Selitë të Tiranës, blerje e cila u realizua në vitin 2011.

 ??  ?? Arben Dollapaj
Arben Dollapaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania