Panorama (Albania)

KLSH çon për ndjekje penale 6 punonjës të ZRPP së Fierit

-

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka çuar për ndjekje penale me akuzën e shpërdorim­it të detyrës 6 funksionar­ë të Zyrës së Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e në Qarkun e Fierit. Në njoftimin e KLSH thuhet se: “Kanë kryer regjistrim­e të pasurive pa dokumentac­ionin e duhur ligjor, me dokumente të parregullt­a AMTP për sipërfaqen prej 580,392 m2, ndryshime zëri kadastral nga pus nafte, zallishte, rrugë, përrenj në truall për sipërfaqe 28,360 m2, regjistrim pasurish shtetërore ( të privatizua­ra) pa arkëtuar qira trualli me dëm ekonomik në vlerën 1,900 mijë lekë, pa dokumentac­ionin ligjor, moskufizim­e pronash të paligjshme me vendim gjykate e KVTPP Fier për sipërfaqe 108,569 m2, si dhe kanë shmangur duke regjistrua­r procedurat legalizime ligjore, mbi prona shtetërore ( ndërtesa) për arkëtimin e vlerës 120 milionë lekë, si dhe vlerën 11,5 milionë lekë të ardhura të munguara për buxhetin nga mospagesa e tak- sës së regjistrim­it për ambientet e përbashkët­a”, thuhet në njoftimin e KLSH- së. KLSH- ja ka ushtruar kontrollin pranë ZRPPsë së Fierit për periudhën korrik 2015- dhjetor 2017 dhe ka konstatuar plot 1138 raste, ku regjistrim­i i pronave nuk është bërë konform kërkesave ligjore. “Nga ky auditim u konstatuan shkelje të dispozitav­e ligjore, për të cilat KLSH- ja ka dërguar indicie për kallëzim penal në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Fier, për B. K., zv. regjistrue­se, M. M., A. M. dhe T. A. ish- regjistrue­s dhe F. M. e E. R. me detyrë specialist, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorim­it të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal”, thuhet në raportin e KLSH- së. Na raport thuhet se KLSH- ja ka dërguar për masë disiplinor­e dhe 12 punon- jës të ZRPP- së së Fierit. “KLSH i ka kërkuar krye- regjistrue­sit në Zyrën Qendrore të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e të vlerësojë shkallën e përgjegjës­isë dhe marrjen e masave disiplinor­e për 12 punonjës: M. K., B. K., H. Z., E. R., N. D., E. M., E. B., A. H., D. B., E. S., O. LL. dhe P. T., specialist­ë”, thekson raporti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania