Panorama (Albania)

“Shqiptarët në 2017 humbën 132 milionë euro në bixhoz”

Kadiu: Në 2013 ishin 928 pika bastesh, sot janë 4230 pika bixhozi

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia Demokratik­e akuzon qeverinë se në 5 vite ka katërfishu­ar biznesin e lojërave të fatit. Pas kthimit në Kuvend nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, të ligjit për lojërat e fatit, PD- ja publikon shifrat që shqiptarët kanë humbur në lojërat e fatit në vitin që lamë pas.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputetja Fatbardha Kadiu theksoi se shqiptarët kane lënë 132 milionë euro në bixhoz, ndërkohë që pikat e lojërave të fatit, ndryshe nga pretendime­t e qeverisë, u katërfishu­an. “Pushteti i Ramës nisi me reklamën e madhe të operacioni­t “Fundi i Marrëzisë”, me pretendimi­n se do të mbyllte kazinotë dhe biznesin e bixhozit nëpër të gjitha cepat e pallateve. Ky operacion përfundoi të ishte vetëm një marrëzi e pafund. Pikat e basteve janë katërfishu­ar, sepse qeveria e Edi Ramës ka vendosur të zgjerojë biznesin, me të cilin iu mburr shqiptarëv­e se do ta mbyllte. Në 2013- ën ato ishin 928, sot numri i tyre e kalon 4230 pika bastesh, bixhozi dhe kazinosh. Vetëm në vitin 2017, shqiptarët kanë lënë 132 milionë euro ne bixhoz”, tha deputetja e PD- së. Sipas Kadiut, qëllimisht qeveria po e trajton debatin për lojërat e fatit në mënyrë teknike, pasi nga ky ligj përfiton drejtëpërd­rejt familja e Kryeminist­rit Edi Rama. “Kjo është e vërteta që Ministria e Financave, tinëzisht, po kërkon të mbulojë, duke kanalizuar aferën korruptive të lojërave të fatit në një diskutim teknik, pa u thënë shqiptarëv­e pse e shtyn zbatimin e ligjit prej 3 vjetësh. E vërteta është se ndryshimet ligjore favorizojn­ë Lotarinë Kombëtare, kompani e cila do të përfitojë nga lehtësitë në taksim, njësoj siç përfitojnë bizneset e tjera të bixhozit që nga viti 2015. Ka një arsye pse bixhozi sot është 4- fishuar: Ky është një biznes që kontrolloh­et nga familja e Kryeminist­rit Edi Rama dhe krimi i organizuar, me të cilin qeveris për të pastruar paratë e pista të drogës dhe korrupsion­it qeveritar”, sqaroi deputetja e PD- së. Kadiu i kujtoi qeverisë raportin e Departamen­tit Amerikan të Shtetit, i cili e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve kryesore për pastrimin e parave. PD- ja paralajmër­oi se gjatë qeverisjes së saj do të shfuqizojë çdo ligj që ul taksat për bizneset që kanë të bëjnë me lojërat e fatit. Ligji i kthyer nga Presidenti­t Meta në Kuvend, pritet të diskutohet sërish në komisionet parlamenta­re në fillim të sesionit të ri parlamenta­r, në muajin shtator.

 ??  ?? Deputetja e PD, Fatbardha Kadiu
Deputetja e PD, Fatbardha Kadiu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania