Panorama (Albania)

Vasili: Rama s’njeh turp, Presidenti i dha mundësi të rikuperojë

-

Kryetari i Grupit të LSI- së, Petrit Vasili, ka reaguar dje pas vendimit të Presidenti­t për të mos dekretuar ligjin, që ndryshon mënyrën e taksimit të lojërave të fatit. Për Vasilin, vendimi i kreut të shtetit i jep mundësinë Kryeminist­rit Rama që të rikuperojë sipas tij turpin e madh që ka lënë rrugës. Për kreun e grupit të LSI- së, me këtë ligj favorizohe­n lojërat e fatit, ndërkohë që sipas tij, Edi Rama kishte bërë premtime të tjera para qytetarëve, kur nisi operacioni­n “Fundi i Marrëzisë”. “Ligji i lojërave të fatit dhe Kryeminist­ri që nuk e njeh turpin!!! Ligji për lojërat e fatit( bixhozit) u kthye nga Presidenti në Kuvend. Veprim i drejtë. Një mundësi e re për Kryeminist­rin, që të rikuperojë diçka nga turpi i madh i tij i lënë rrugës. Sepse paturpësia pa kufi është neveri dhe Kryeminist­ri është shembull i kësaj. Sot favorizon lojërat e fatit, por lexoni çfarë thoshte po ky Kryeminist­ër në 25 tetor 2013, kur filloi operacioni “Fundi i Marrëzisë” kundër lojërave të fatit: ’ Askush dhe për asnjë arsye nuk do të mundet dot ta ndalë këtë nismë që nuk është aksion, as sezon, po nismë që do të quhet e kryer kur vendi dhe shqiptarët nuk do të lënë më asnjë qindarkë në kumar. Ky nuk mund të jetë as legalisht aktivitet i së ardhmes së vendit. E ardhmja e vendit nuk mund të ketë asgjë të përbashkët me bixhozin’”, shkruan Vasili në “Facebook”. Sipas Vasilit, aksioni i Ramës dhe premtimi i tij publik si një qëndrim hipokrit, ndërkohë në të vërtet qëllimi ishte përqendrim­i i lojërave të fatit në pak duar. “Këto thoshte Kryeminist­ri, kur bënte sikur mbyllte lojërat e fatit, sepse qëllimi ishte krejt tjetër dhe pikërisht zgjerimi i tyre dhe grumbullim­i në pak duar. Kryeminist­ër më hipokrit dhe të kapur, s’keni për të parë më kurrë. Problem është edhe për ata që i ka zënë halli apo qejfi të bëjnë avokatin e tij, sepse ky për shkak të parave bën të kundërtën e asaj që thotë dhe i lë në mes të rrugës dhe këtyre u duhet të ripërtypin dënglat e parimeve që kanë shitur”, shkruan Vasili.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania