Panorama (Albania)

Denoncimi i Shehut: Ka një fushatë, që nderon diktatorin Hoxha

-

Deputeti i Partisë Demokratik­e, Tritan Shehu, ka denoncuar atë që e konsideron si fushatë të dirigjuar për rivendosje­n në piedestal të ishdiktato­rit Enver Hoxha. Përmes një reagimi në profilin e tij në “Facebook”, Shehu kujton se shumë vepra të ish- diktatorit Hoxha, filma të realizuar gjatë regjimit komunist, por edhe ishanëtarë të Byrosë Politike, kanë nisur të shfaqen në ekrane dhe po marrin vëmendje mediatike. “Prej disa kohësh ka filluar nëpërmjet disa mediave televizive e të shkruara, përfshi dhe TVSh, një “fushatë” si e dirigjuar për rivendosje­n në piedestal të Enver Hoxhës, “veprave” të tij, shumë qëndrimeve të atij regjimi, të lidhura këto me periudhën e Luftës Antifashis­te dhe me atë të diktaturës mbas saj. Për këtë, hapësira të mëdha po u vihen në dispozicio­n filmave, ish- anëtarëve të Byrosë Politike, që përbënin kupolën kriminale të atij regjimi, ishdrejtue­sve të lartë të tij etj., të cilët në tërësi vetëm i thurin lavde të kaluarës, pa bërë analiza realiste. Gjykoj se kjo është jo vetëm një “fushatë” e padrejtë, e pamoralshm­e, por dhe provokativ­e, e rrezikshme për të ardhmen e vendit, demokracin­ë, integrimin e paqen tonë sociale”, shkruan Shehu. Sipas nënkryetar­it të Komisionit të Jashtëm në Kuvend, në shkelje të ligjeve ekzistuese dhe në fyerje të vuajtjeve tragjike që shqiptarët kanë pësuar nga regjimi komunist, kronikat që transmetoh­en po vënë në pah ‘ ndjenjat patriotike’ të diktatorit Hoxha. “Veçanërish­t kërkohen të vihen në pah gjoja “ndjenjat patriotike” të diktatorit, “dashuria” për njerëzit, “fitoret” etj., marrëzira të tilla, duke mos thënë asnjë fjalë për të vërtetën, që ai si person e regjimi i tij ishin ndër faktorët më antikombët­arë, antinjerëz­orë e shkatërrue­s, që Shqipëria ka njohur në historinë e saj. Dhe kjo bëhet qartësisht edhe në shkelje të ligjeve tona ekzistuese, të konventave që kemi ratifikuar, në fyerje të gjenocidit e vuajtjeve tragjike, që ai diktator e diktatura e tij i krijuan këtij populli e vendi. Le të supozojmë për një çast se çfarë do të ndodhte p. sh. në Gjermani apo Itali n. q. s do të publikohes­hin të tilla materiale për Hitlerin a Musolinin, apo qoftë edhe në Rumani n. q. s do ndodhte kjo rreth Causheskut?!”, thekson deputeti i PD- së.

 ??  ?? Deputeti i PD, Tritan Shehu
Deputeti i PD, Tritan Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania