Panorama (Albania)

Majko: Gjuriç ta dijë se Jugosllavi­a nuk ekziston më

-

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka replikuar përmes një postimi në rrjetet me shefin e Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, lidhur me heqjen e kufirit Kosovë- Shqipëri. “Lexova që sot, Gjuriç, drejtori i Zyrës për Kosovën në Shtetin Serb ka deklaruar se ‘ Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kufij, ekziston vetëm kufiri ndërmjet Serbisë e Shqipërisë me gjatësi 111 kilometra’… Uroj që dikush t’i thotë se Jugosllavi­a nuk ekziston më… Ëndrrat me ndryshim kufijsh kanë mbaruar përfundimi­sht. Kosova është shtet i pavarur dhe kjo është arsyeja pse edhe ai është sot drejtor... Natyrisht”, shkruan Majko në një postim të tij në “Facebook”. Kjo solli reagimin e menjëhersh­ëm të Beogradit zyrtar, përmes shefit të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, i cili deklaroi se Enver Hoxha ka vdekur dhe bashkë me të edhe ëndrra për Shqipërinë e Madhe. Ministri i Diasporës sqaron se Kryeminist­ri Haradinaj i ka konfirmuar atij lajmin për fillimin e lëvizjes së lirë mes dy vendeve nga data 1 janar 2019. “Dje, në një vizitë zyrtare në Prishtinë, Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, më konfirmoi lajmin, i cili është diskutuar prej kohësh midis Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës. Ai është fillimi i lëvizjes së lirë së njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona duke filluar nga 1 janari 2019. Kujtoj se në takimin e parë zyrtar të dy kryeminist­rave, të Shqipërisë dhe Kosovës, si afat u vendos që ky proces të fillonte në 1 janar 2018. Për arsye të mirëkuptue­shme, Qeveria e Kosovës kërkoi kohën e nevojshme për të marrë vendimin. Dje, Kryeminist­ri Haradinaj më kërkoi që në festimet ku ishim të ftuar bashkë me Presidenti­n Hashim Thaçi dhe zëvendëskr­yeministra­t Pacolli dhe Gashi në Komunën Skënderaj, nën hijen e bustit të Bacës Adem Jashari, të isha unë që do të jepja lajmin se Kosova e ka marrë vendimin përfundimt­ar për lëvizjen e lirë midis kufijve shtetërorë të dy vendeve tona”, shkruan Majko.

 ??  ?? Majko dhe Haradinaj
Majko dhe Haradinaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania