Panorama (Albania)

VELIAJ NË LAPRAKË: LEGALIZIM E URBANIZIM, ËSHTË RRITUR VLERA E PRONËS

-

Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare 45 pronarë trualli apo ndërtesash që do të marrin në total 189.259.610 lekë. Më konkretish­t, bëhet fjalë për “Hotel Miniri” dhe hapësira toke rreth e përqark tij, të cilat do të bëhen pjesë e sheshit. Kërkesa për shpronësim është bërë nga Bashkia e Tiranës ku synohet vënia në dijeni e personave që preken, sipërfaqja truall apo ndërtesë që do të përdoret për fazën e dytë të rikualifik­imit të sheshit “Skënderbej” si dhe masa e përfitimit për secilin, bazuar në vendime qeverie. Punimet për fazën e dytë kanë nisur që në muajin janar me ndërtimin e tri lulishteve. Ndërsa e para, ajo pas bustit të Skënderbeu­t u inaugurua përpara disa javëve, dy të tjera kanë nisur të ndërtohen paralelish­t. Më

MILIONË

lekë është kostoja totale e fazës së dytë të punimeve për rikualifik­imin e sheshit “Skënderbej”, ndërkohë që 1/ 5 e kësaj shume ka shkuar vetëm për shpronësim­in e pronarëve, që iu preket trualli për realizimin e projektit konkretish­t, njëra midis xhamisë se Ethem Beut dhe Bibliotekë­s Kombëtare që tashmë po vjen në formën e Nga Lapraka, ku janë shtruar e rehabilitu­ar rreth 35 rrugë, kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se legalizimi dhe urbanizimi si asnjëherë tjetër kanë shkuar siç duhet. Kjo, falë bashkëpuni­mit midis pushtetit qendror dhe atij lokal. Të përfituar nga e gjithë kjo janë sigurisht qytetarët, që sot, sipas Erion Veliaj, gëzojnë një pronë me vlerë më të lartë. “Ftesa ime për të gjithë banorët është: fadroma e bashkisë nuk vjen për t’ua rimarrë tokën ose pronën, që sapo e legalizoi qeveria. Përkundraz­i, vjen që ta urbanizojë atë, që t’ia rrisë vlerën pas legalizimi­t. ‘ Qeveria Rama’ dhe kjo bashki do të mbahen mend për faktin se kanë thyer rekord: njëra për legalizime­t, tjetra për urbanizime­t. Filozofia jonë është: Qeveria një hap para me legalizime­t, pra, u jep të drejtën e pronësisë kujtdo që ka vendosur të vendoset në Tiranë, ndërkohë më pas vjen bashkia për ta urbanizuar zonën”. saj përfundimt­are dhe po ashtu dhe një tjetër lulishte mes Teatrit të Kukullave dhe ministrive. Kjo ka çuar në bllokimin e rrugëve në atë zonë, që nuk do të jetë e përkohshme. Në përfundim të punimeve ato do të jenë të dedikuara vetëm për këmbësorë apo taksi e mjete të autorizuar­a për të qarkulluar aty. E përbashkët­a e të tria hapësirave, që përmbyllin fazën e dytë të projektit më të madh të bashkisë, do të jetë gjelbërimi me pemë e bimësi të larmishme, hapësira çlodhëse, ndriçim dhe rrugë që komunikojn­ë me qendrën. Për këtë projekt janë shpenzuar 1.5 miliardë lekë në total ose rreth 11 milionë euro, nga këto 4 milionë në fazën e parë dhe 7.1 milionë në fazën e dytë, bazuar në shifrat e projekteve të shpallura në buletinin e prokurimev­e publike. Me përfundimi­n e punimeve, sheshi “Skënderbej” kthehet në një pedonale. Ky projekt ka devijuar tërësisht trafikun, duke rënduar qarkullimi­n në kryeqytet edhe pasi ka përfunduar pjesa kryesore e punimeve.

 ??  ?? Ministri Klosi, dje në konferencë­n për sezonin veror
Ministri Klosi, dje në konferencë­n për sezonin veror
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania