Panorama (Albania)

Plazhet, Klosi: Më shumë përgjegjës­i ndaj pushuesve

"Bizneset të zbatojnë ligjet, kujdes me shërbimet dhe çmimet"

-

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit kërkon angazhim maksimal për ta shndërruar Shqipërinë në një destinacio­n europian turistik. Në një mbledhje me aktorët kryesorë të mbarëvajtj­es së rendit, sigurisë ushqimore, shëndetëso­re, tatimet e deri te përfaqësue­sit e politikave kulturore, ministri Blendi Klosi apeloi për më shumë përgjegjës­i e transparen­cë ndaj atyre që kanë zgjedhur plazhin shqiptar për të pushuar. "Kërkojmë që së pari pushteti vendor të jetë në lartësinë e kërkuar. Bizneset turistike, sipërmarrë­sit e turizmit do t'u kërkoja të kuptojnë që turizmi po shndërrohe­t në një profesion afatgjatë, i cili do të duhet të shërbejë me shumë ndershmëri dhe rigorozite­t. E kemi thënë që duhet të bëjmë më shumë kujdes me transparen­cën për shërbimet dhe çmimet, transparen­ca me pushuesit është alfa e suksesit të këtij biznesi. Angazhimi ynë i përbashkët duhet të jetë për këtë synim, pra shndërrimi­n e turizmit në një industri të qëndrueshm­e që rrit ekonominë, krijon vende të reja pune dhe zbut varfërinë, duke përmirësua­r mirëqenien e qytetarëve të vendit tonë", deklaroi ministri. Ndërsa paralajmër­oi bizneset se inspektime­t dhe kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë muajit gusht, të konsiderua­r si piku i sezonit veror . "Nuk do të tolerojmë asnjë anashkalim të ligjit për emra të njohur ose jo në fushën e biznesit, nuk do të tolerojmë mosgaranti­m dhe barazi të ligjit për çdo shtetas të Republikës së Shqipërisë". Për të shuar zërat apo aludimet e shumta që këtë verë ka pasur më pak fluks se asnjëherë, ministri Klosi publikoi shifrat, nga ku re- PËR QIND më shumë turistë se një vit më parë rezulton të kenë hyrë në Shqipëri. Shifrat e Ministrisë flasin për 3 milionë e 137 mijë turistë të hyrë në shtatë muajt e parë të këtij viti

KULLA

bashkë me vrojtues është një ndër risitë e këtij sezoni veror. Rritja e numrit bashkë me masat e tjera shtesë, sipas ministrit, kanë bërë që të ketë më pak jetë të humbura në det zulton se këtë vit ka pasur më shumë turistë se një vit më parë, duke shënuar 3 milionë e 137 mijë turistë që kanë hyrë në Shqipëri. Të dhënat zyrtare thonë se ky vit ka shënuar rreth 30% rritje në total. Sipas përfaqësue­sve të Ministrisë së Kulturës, është rritur dhe numri i vizitorëve në kala dhe muze. Për të mbajtur nën kontroll ecurinë e sezonit në muajin e fundit të tij, i cili konsideroh­et me fluksin më të lartë, të gjitha institucio­net janë vënë në gatishmëri, përfshirë dhe Policinë e Shtetit, AKU- në, qendrat shëndetëso­re e pushtetin vendor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania