Panorama (Albania)

Vidhnin magazina në autostradë, 3 në pranga, një në kërkim

-

Policia e Tiranës tha dje se ka zhvilluar një operacion për parandalim­in e vjedhjeve, ndërsa kishte zbardhur dhe dokumentua­r disa vjedhjeve të ndodhura më parë. Nga shërbimet e Policisë të Komisariat­it Nr. 6, u bë arrestimi në flagrancë i 3 personave dhe u shpall në kërkim një tjetër, pasi dyshohen për vjedhje magazinash në autostradë­n Tiranë– Durrës. Të arrestuari­t janë Artur Marku, 21 vjeç, banues në Fushë- Mëzezë, i dënuar më parë për vjedhje e plagosje, Ogert Skordha, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe Amarildo Jashari, 20 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Gjithashtu u shpall në kërkim policor bashkëpunë­tori tjetër, shtetasi me iniciale F. M., 30 vjeç, banues në Durrës, po ashtu i dënuar më parë për vjedhje. Sipas Policisë, këta persona, në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, në autostradë­n Tiranë- Durrës, kanë vjedhur magazinat e një kompanie në pronësi të shtetasit E. T. Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas janë autorë edhe të 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë. Sipas Policisë, ata dyshohen për vjedhjen e ndodhur më datë 17 qershor, ku në rrugën “Llazi Miho”, është vjedhur një motor në pronësi të shtetasit V. K.. Më datë 24 qershor dyshohet se në rrugën “Tre Dëshmorët”, është vjedhur banesën e shtetasit F. B. Më datë 29 qershor dyshohet se në rrugën “Konferenca e Pezës”, kanë vjedhur dyqanin në pronësi të shtetasit S. Ç. dhe më datë 20 qershor, në rrugën “Aleksandri i Madhi”, dyshohet se kanë vjedhur kabull të energjisë elektrike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania