Panorama (Albania)

Dërgohen për rendin në Jug, policët kërcënojnë me armë

Pronari i restoranti­t: Na nxorën armën për një salcë kosi

- SARANDE/ SHPRESA DINE

Efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët ishin caktuar me detyrë në muajt e verës që të ruanin rendin dhe sigurinë në zonat bregdetare të Jugut, kërcënojnë me armë djalin e pronarit të një restoranti në Sarandë.

Pasi kanë drekuar në restoranti­n e tij, ata e kanë akuzuar atë se iu kishte shënuar një salcë kosi më tepër në faturë. Më pas ata janë rikthyer në darkë dhe kanë vijuar debatin derisa njëri prej efektivëve ka nxjerrë armën në restoranti­n e mbushur me klientë dhe kërcënoi djalin e pronarit, në sy të nënës së tij. Ngjarja mund të mos kishte marrë përmasa nëse si klient nuk do të ndodhej një ish- shef komisariat­i, i cili sipas burimeve fillimisht ka njoftuar një ish- zv. ministër dhe ky i fundit ka vënë në dijeni zyrtarë të Policisë së Shtetit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur më 30 korrik. Tre efektivët janë shoqëruar në Policinë e Sarandës, ku pas shpjegimev­e të dhëna, janë lënë të lirë. Ndërkohë, burime nga Prokuroria bënë të ditur se në ngarkim të personave me inicialet E. Gj., M. M., dhe J. Sh., respektivi­sht 32, 28 e 27 vjeç, banorë të Tiranës, nisën hetimin për veprën penale "Veprime arbitrare", bazuar në nenin 250 të Kodit Penal. Mësohet se të tre personat e mësipërm janë punonjës të njësisë operaciona­le pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me në Tiranë. Pas këtij incidenti, ata janë pezulluar nga detyra dhe kanë nisur hetimet në gjendje të lirë. Arben Hoxha, pronari i restorant "Peshkatari­t" ku ndodhi ngjarja në qytetin e Sarandës, sqaroi me detaje të gjithë ngjarjen e ndodhur në biznesin e tij. Sipas tij, ngjarja që nisi për një salcë kosi ka agravuar deri në përleshje fizike e madje një nga policët i ka vënë të birit pistoletën në kokë para syve të së ëmës.

Z. Hoxha, çfarë ka ndodhur pak ditë më parë në restoranti­n që ju keni në pronësi?

E vërteta është se këtu kanë qenë tre persona të Policisë Operaciona­le për pushime a nuk e di për çfarë ishin dhe kanë debatuar me djalin tim.

Pse ishin në lokalin tuaj, erdhën për ndonjë kontroll apo si klientë?

Erdhën për të drekuar. Në fund kanë debatuar për një salcë kosi të shënuar tepër në faturë. Më pas janë larguar për t'u rikthyer në darkë. I kanë bërë presion djalit se pse në kupon u ishte shtuar një racion salcë më tepër. Djali e sqaroi që në drekë, e hoqëm nga fatura. Ne kemi 15 vjet që punojmë. Ndoshta nga shpejtësia ka gabuar personeli, pasi te ne nuk do të ndodhte kurrë një veprim i tillë në mënyrë të qëllimshme. U kërkuam falje, por ata vijonin t'i bënin presion djalit gjasme për korrupsion… Për policët ne kemi bërë një kallëzim në Prokurori.

Ata u prezantuan te ju se ishin efektivë të Policisë?

Ata ishin me shapka, me brekë plazhi, unë u kërkova të identifiko­heshin. U prezantuan shumë vonë sikur ishin nga Krimi Ekonomik. Unë mora në telefon grupin e gatshëm. Jemi përleshur këtu se donin ta merrnin djalin me forcë ata. Policia erdhi shumë shpejt pastaj... Këtu ishte plot restoranti me klientë. Njëri nxori pistoletën dhe ia drejtoi djalit në kokë dhe i ka thënë ta marr jetën, para syve të nënës së tij. Ishte shumë agresiv njëri nga ata. Cilët ishin këta efektivë, i mësuat emrat e tyre? Po i dinë ata në Polici se kush janë.

I kanë bërë presion djalit se pse në kupon u ishte shtuar një racion salcë më tepër. Djali e sqaroi që në drekë, e hoqëm nga fatura. Ne kemi 15 vjet që punojmë. Ndoshta nga shpejtësia ka gabuar personeli, pasi te ne nuk do të ndodhte kurrë një veprim i tillë në mënyrë të qëllimshme. U kërkuam falje, por ata vijonin t'i bënin presion djalit gjasme për korrupsion… Për policët ne kemi bërë një kallëzim në Prokurori”

 ??  ?? Arben Hoxha, pronari i restoranti­t
Arben Hoxha, pronari i restoranti­t
 ??  ?? Restoranti ku ndodhi ngjarja
Restoranti ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania