Panorama (Albania)

Tritol në banesë, dyshime për konflikte të emigrantit

Pronari jeton në Belgjikë, flakët shkaktuan dëme materiale

- LEZHE

Tritol banesës së emigrantit në Belgjikë, dyshohet për konflikte jashtë vendit. Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur mëngjesin e së enjtes zonën e Zejmenit në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës dhe kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar Policinë për një shpërthim të fuqishëm, që më pas shkaktoi dhe përfshirje­n nga flakët të një banese. Policia shkoi menjëherë në vendngjarj­e bashkë me zjarrfikës­en, e cila arriti të shuante flakët, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nga hetimet paraprake mësohet se, tritoli ishte vendosur në banesën e shtetasit Albert Hasani, shpërthim i cili sipas të dhënave ka shkaktuar dëme materiale, edhe për shkak të zjarrit që u përhap më pas. I riu, banesa e të cilit ka qenë në shënjestër, sipas fqinjëve jeton prej kohësh në Belgjikë dhe në momentin e shpërthimi­t në banesë nuk ka pasur njerëz. Ngjarja që tronditi banorët e fshatit mësohet se ka ndodhur rreth orës 01: 00 të së enjtes. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, gjë e cila ka shkaktuar panik te banorët e Zejmenit. Kanë qenë këta të fundit që kanë vënë në dijeni Policinë për ngjarjen, ndërsa pak minuta pas shpërthimi­t banesa është përfshirë dhe nga flakët. "Më datë 02.08.2018, rreth orës 01: 00, është marrë njoftim se në banesën e shtetasit A. H., banues në Zejmen, ( aktualisht emigrant), është vendosur dhe ka shpërthyer një lëndë e dyshuar eksplozive. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, pasi në banesë nuk ka qenë asnjë person. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", bëhet e ditur nga Policia. I zoti i shtëpisë, Albert Hasani, 31 vjeç, mësohet se jeton prej disa vitesh në Belgjikë. Nisur nga ky fakt, Policia ka dyshime se vendosja e eksplozivi­t në banesën e tij ka ardhur pikërisht për shkak të konfliktev­e të mundshme të tij në këtë shtet. Gjithsesi, gjithçka mbetet në kuadër të dyshimit, pasi Policia ende nuk ka asnjë person të dyshuar për vendosjen e tritolit në banesën e emigrantit. Por nga ana tjetër, nuk përjashtoh­et si pistë as ndonjë konflikt i hershëm i Albert Hasanit në zonën e tij të banimit, që ka sjellë hakmarrjen me anë të vendosjes së tritolit në banesë. Policia e Lezhës ka marrë në pyetje fqinjët e emigrantit si dhe banorë të tjerë të zonës për të dhënë ndonjë informacio­n të vlefshëm për hetimet. Mësohet se fqinjët kanë deklaruar se gjithçka që kanë dëgjuar ka qenë zhurma e shpërthimi­t, pasi në atë orë që ndodhi ngjarja kanë qenë në gjumë. Policia e Lezhës zyrtarisht thotë se nuk ka ende asnjë person të ndaluar si të dyshuar për këtë ngjarje, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e rrethanave të shpërthimi­t vazhdojnë ende.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania