Panorama (Albania)

I riu masakron me thikë 52- vjeçarin: Më ngacmonte bashkëshor­ten

-

DURRES - i Ngacmonte gruan, plagos me thikë 52vjeçarin. Një ngjarje e rëndë ka shkaktuar panik te banorët e Lagjes nr 18, në afërsi të stadiumit "Niko Dovana" në Durrës. Pas një debati për motive të dobëta, një i ri 36 vjeç e ka goditur disa herë me thikë, duke e lënë të mbytur në gjak një 52- vjeçar. Shkak për plagosjen duket se janë bërë disa fjalë që S. Dh., 52 vjeç, ka hedhur në drejtim të bashkëshor­tes së autorit B. Xh., 36 vjeç. Ky i fundit nuk ka duruar ngacmimin e gruas dhe për këtë arsye sulmoi me thikë 52- vjeçarin. Skena është parë nga dhjetëra banorë dhe fëmijë të lagjes, gjë e cila ka shkaktuar frikë mes tyre. Dëshmitarë­t okularë kanë njoftuar menjëherë Policinë për atë që ka ndodhur, duke bërë që autori B. Xh., 36 vjeç, të kapet pak minuta pas ngjarjes. Ndërsa i plagosuri S. Dh., 52 vjeç, u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë. "Më datë 02.08.2018, rreth orës 20: 50, në Lagjen nr. 18, për motive të dobëta është goditur me thikë shtetasi S. Dh., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Me të marrë njoftimin, janë organizuar menjëherë Shërbimet e Policisë së Durrësit, të cilët kanë bërë të mundur identifiki­min dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin B. Xh., 36 vjeç, banues në Durrës", bën të ditur Policia. Në vendin e ngjarjes policia ka mundur të sekuestroj­ë dhe armën e krimit, një thikë, me të cilën autori goditi disa herë 52vjeçarin, duke i shkaktuar plagë të shumta në pjesën e barkut. Banorët dhe kalimtarët e gjetën të plagosurin të shtrirë dhe të mbuluar në gjak dhe brenda pak minutave e dërguan me urgjencë në spital. Mjekët bëjnë të ditur se i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për shkak të plagëve të shumta, por edhe për shkak të humbjes së madhe të gjakut. l. m

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania