Panorama (Albania)

Nikolin Gurakuqi: Tenori më i madh i kësaj toke

-

Regjisori Nikolin Gurakuqi ka pasur fatin ta njohë Gaqo Çakon që fëmijë, të rritet me zërin e tij e më pas ta ketë profesor e bashkëpunë­tor. Në këtë ditë të mbrame Gurakuqi ndan kujtimet që ruan prej tij, por edhe atë çka një artist si Gaqo Çako përfaqëson­te për artin shqiptar.

Ju e keni njohur, madje i organizuat edhe 80- vjetorin, ç'ishte Gaqo Çako për ju dhe artin shqiptar?

Dua të shpreh dhimbjen time të jashtëzako­nshme për humbjen e këtij personalit­eti të artit muzikor shqiptar, të kulturës muzikore shqiptare. Gaqo Çakon e kemi humbur vetëm fizikisht, por Gaqo Çako është një monument i patjetërsu­eshëm në kulturën shqiptare. Është e zakonshme që në humbje të tilla, njerëzit të flasim me superlativ­a, por Gaqo madhështin­ë e tij e jetoi sa qe gjallë, e jetoi me këngë dhe ligjërime, e jetoi me ato role të panumërta që ai interpreto­i mjeshtëris­ht, jashtëzako­nisht bukur muzikalish­t, me një vokal që rrallë ka kaluar në tokën shqiptare. Dhe me rastin e 80- vjetorit të mjeshtrit, "Nderit të kombit", pata deklaruar që pavarësish­t se sot thonë "njëri nga", unë mund të them se është në mënyrë të padiskutue­shme tenori më i madh që kanë nxjerrë shqiptarët. Nuk e them për të lë duar njeri, se kjo tokë ka nxjerrë shumë tenorë të mëdhenj dhe në rrugën e tij po ecin shumë tenorë që po interpreto­jnë në skenat botërore, por Gaqo Çako nuk e pati atë fat, se jetoi në një kohë kur Shqipëria ishte vend i mbyllur, por në ato pak raste kur ai ka kënduar jashtë, ka shkëlqyer, si në Kubë, Turqi dhe vende të tjera, ku ka interpretu­ar brenda caqeve që i lejonte koha. Nga profesor në bashkëpunë­tor, si ishte raporti juaj me të? Ka qenë një profesor i madh, një universite­t për ne. Një artist i madh italian ka thënë: "Artist nuk të bën shkolla, po skena", dhe Gaqo Çako ishte ai profesor, që ne na bëri artistë në skenë. I jam mirënjohës në mënyrë të pakufishme. Kam qenë në një skenë me të si interpret. Unë isha shumë i ri dhe ai më mbante si një prind i mirë, më mbante afër. Po kështu kam interpretu­ar në shfaqjet që ai ka vënë në skenë, si opera "Bohema", ku interpreto­va rolin e Kolinit, ndërsa Gaqo të Rudolfos dhe ishte regjisor i shfaqjes. Po ashtu kam pasur fatin të jem regjisor i një shfaqjeje, ku ai interpreto­i, që është opera "Peshkatarë­t e perlave" në vitin 1990. Është vepra e parë imja në skenë. Një vepër e vënë së pari në skenë në 1961 nga im atë, që në atë kohë e kishte mbrojtje diplome. Është pa diskutim një nga shfaqjet më të bukura të Gaqo Çakos dhe që nga ajo kohë, nuk u ndal më, drejt majave, që populli dhe shteti shqiptar e shpërbleu, duke i dhënë dhjetëra tituj e medalje.

Ju e thatë që ai ishte një tenor i rrallë, ju ka shprehur ndonjëherë pengun që nuk mundi të këndojë në skenat e huaja?

Nga niveli që ka, është një yll ndërkombët­ar, por mungonte ballafaqim­i. Ne vazhdojmë akoma te jemi një vend i mbyllur. E them me shumë dhimbje, ne vazhdojmë të kemi një kulturë të mbyllur që shumë pak ballafaqoh­et në arenën ndërkombët­are, në festivale, me agjencitë ndërkombët­are. Në institucio­nin tonë interpreto­jnë vetëm 10 veta, nuk ndërrohet njeri. Si ka mundësi?! Artistët shqiptarë interpreto­jnë në të gjithë botën, pra, bota është e hapur për ne. Por ne jemi të mbyllur me të. Gaqo nuk ma ka përmendur këtë sepse ai ka pasur mundësi të interpreto­jë jashtë dhe kur Shqipëria u mbyll, them se duhet ta ketë pasur një dhimbje të brendshme. Siç e thashë, shkëlqeu në Kubë, por edhe në Santa Cecilia, por ai mori avionin dhe u mbyll këtu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania