Panorama (Albania)

Sanksionet ndaj ministrave, Turqia: SHBA të kthejë pas vendimin e gabuar

“Vendimi ndërhyn pa respekt në sistemin tonë gjyqësor, ne do t’iu kundërpërg­jigjemi reciprokis­ht këtyre masave sa më shpejt”

-

Sanksionet e SHBAsë drejt Turqisë për refuzimin e lirimit të një pastori amerikan të arrestuar për komplot dhe terrorizëm, janë bërë realitet dhe nuk mund të vinin në një kohë më të keqe për Turqinë.

Lira ka rënë nën peshën e një prej deficiteve më të gjera të llogarive korrente në tregjet në zhvillim, inflacioni po ecën mirë në dy shifra dhe besueshmër­ia e Bankës Qendrore turke është ‘ goditur’, pasi investitor­ët humbën besimin në aftësinë e saj për të ankoruar çmimet nën drejtimin e Presidenti­t Recep Tayyip Erdogan, sipas “Bloomberg”. Ndërsa shumë investitor­ë u irrituan kur Presidenti Donald Trump kërcënoi të vendoste sanksione të mëdha mbi Turqinë javën e shkuar mbi paraburgim­in e një pastori ungjillor, vendimi i Departamen­tit të Thesarit të SHBA- ve, për të sanksionua­r dy ministra të qeverisë turke, është një shenjë se administra­ta e tij po e mban atë premtim. Dhe kështu, tregjet turke janë lëkundur fort, duke parashikua­r shenja jo fort të mira për ekonominë. Por lëkundjet po ndihen jo vetëm në Turqi, por edhe në aleancën më të madhe të Mbrojtjes në botë, NATO- s, pasi ata që po përplasen janë dy anëtarët më të fuqishëm të saj: SHBA dhe Turqia.

Turqia e ka dënuar vendimin nga SHBA për të vendosur sanksione ndaj dy prej ministrave të saj të lartë në përgjigje të ndalimit të një pastori amerikan, i cili është duke u gjykuar nga Ankaraja për spiunazhin dhe akuzat lidhur me terrorin. Ministria turke e Jashtme i bëri thirrje SHBA- së të kthejë pas “vendimin e gabuar” të enjten, pasi Uashington­i njoftoi sanksione mbi Abdulhamit Gul, ministrin e Drejtësisë dhe Sulejman Soylu, ministri i Brendshëm. Shtëpia e Bardhë bllokoi pasuritë dhe pronat që u përkisnin Gul dhe Soylu, pasi i akuzonte ata për të luajtur rol udhëheqës në arrestimin dhe ndalimin e Andrew Brunson. Ankaraja thotë se Brunson ka lidhje me predikuesi­n mysliman të SHBA- së, Fethullah Gulen, i cili thotë se ishte pas një përpjekjej­e të dështuar të vitit 2016 dhe Partisë së Punë- torëve të Kurdistani­t ( PKK) të ndaluar. Ministria e Jashtme e Turqisë reagoi në një deklaratë me shkrim të enjten se, “Vendimi, i cili ndërhyn pa respekt në sistemin tonë gjyqësor, do të dëmtojë seriozisht përpjekjet konstrukti­ve të bëra në mënyrë që të zgjidhin problemet midis dy vendeve”. Në deklaratë shtohej se “Qëndrimi agresiv i SHBA- së nuk i shërben asnjë qëllimi”, dhe u zotua se do të reagonte në masë të barabartë. Mevlut Cavusoglu, ministri i Jashtëm turk, shkroi në “Twitter”: “Përpjekjet e SHBA- së për të vendosur sanksione ndaj dy ministrave tanë nuk do të shkojnë pa përgjigje”. Gul u citua më vonë nga gazeta turke “Daily Sabah” të thoshte se ai nuk posedonte asnjë pronë ose para jashtë Turqisë, prandaj përpjekjet nga Thesari Ameri- kan për të “bllokuar” pasuritë nën juridiksio­nin e SHBAve, nuk do të kishin efekt mbi të. Soylu gjithashtu hoqi dorë nga lëvizja e Uashington­it, duke thënë se biznesi i vetëm që kishte me SHBA- në ishte ekstradimi i Gulenit. Gulen, i cili ka jetuar në mërgim të vetëshpall­ur në SHBA që nga viti 1999, ka mohuar ndonjë rol në përpjekjen e shtetit të vitit 2016.

Ka raportime se Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka sugjeruar se Brunson mund të shkëmbehet me Fethullah Gulenin, një klerik fetar që jeton në mërgim në SHBA. Ankaraja e fajëson Gulen për orkestrimi­n e një përpjekjej­e për puç në Turqi, në korrik të vitit 2016. Uashington­i thotë se nuk ka prova të mjaftueshm­e për të ekstraduar Gulen. Ndërkohë që SHBA refuzon të ekstradojë Gulen për shkak të standardev­e gjyqësore, që po shqyrtojnë nëse kleriku është fajtor, ajo dështon të tregojë të njëjtin respekt për procedurat gjyqësore ndaj Brunson, ka reaguar shteti turk.

 ??  ?? Donald Trump dhe Recep Tayyip Erdogan
Donald Trump dhe Recep Tayyip Erdogan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania