Panorama (Albania)

Irani nis stërvitjen ushtarake në Ngushticën e Hormuzit

-

Irani ka nisur një stërvitje të madhe ushtarake në rajonin e Gjirit Persik, sipas një zyrtari të mbrojtjes në SHBA. “Stërvitja është duke u zhvilluar” dhe SHBA vlerëson se Trupat e Gardës Revolucion­are Islamike kanë vendosur dhjetëra anije të vogla në fazën fillestare ( rreth 50 prej tyre). Stërvitja po zhvillohet në Gjirin Persik, Ngushticën e Hormuzit dhe Gjirin e Omanit. Ndërsa Irani nuk e ka publikuar gjerësisht stërvitjen, ushtria amerikane është e shqetësuar se mund të demonstroj­ë aftësinë e Iranit për të ndërhyrë në transporti­n tregtar dhe për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit, një kanal vendimtar për furnizimet globale të energjisë, sipas zyrtarëve në SHBA. CNNja shkruan se zyrtarët amerikanë besojnë se koha për këtë stërvitje është e pazakontë. Këto lloje ushtrimesh zakonisht ndodhin shumë më vonë gjatë vitit dhe zyrtari amerikan tha se SHBA vlerëson se stërvitja është duke u mbajtur pjesërisht si përgjigje ndaj retorikës në rritje me SHBA- në, që pas tërheqjes së saj nga pakti nuklear iranian. Zyrtari tha se nuk është e qartë nëse koha e stërvitjes është e lidhur një luftanije që ka SHBA brenda Gjirit në këtë kohë. Komandantë­t ushtarakë të SHBAve po e monitorojn­ë situatën nga afër. Anije të tjera të marinës amerikane pritet të lëvizin në Ngushticën e Hormuzit dhe në Gjirin Persik në ditët në vijim, sipas zyrtarëve. Ushtria amerikane po përpiqet të inkurajojë vendet e tjera në rajon, veçanërish­t Arabinë Saudite, që të përpiqen fort për ta mbajtur Gjirin e hapur përballë retorikës iraniane në rritje.

“Irani ka kërcënuar se do të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, që e ka bërë më parë në vitet e kaluara”, tha Sekretari i Mbrojtjes në SHBA, James Mattis, javën e kaluar. “Është e qartë se ky do të ishte një sulm ndaj transporti­t ndërkombët­ar dhe natyrisht do të kishte një përgjigje ndërkombët­are për të rihapur korridoret e transporti­t me çfarëdo kushti, për shkak të ekonomisë botërore që varet nga ajo energji, ato furnizime energjie që kalojnë

 ??  ?? Luftanije iraniane
Luftanije iraniane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania