Panorama (Albania)

Laçi bie për 5 minuta, eliminohet nga Molde

-

Laçi eliminohet nga Liga e Europës. Kurbinasit e mbyllën në mënyrën më të keqe ndaj Moldes, duke pësuar dy humbje, 3- 0 në transfertë dhe dje 20 në Laç. Megjithatë, laçianët mund ta konsideroj­në një vit të suksesshëm në Europë, duke kaluar një tur. Edhe pse kërkuan të shënonin që në minutat e para, nuk ia arritën qëllimit. Kjo sfidë që u luajt në temperatur­a jo normale për një ndeshje futbolli, ndërsa ishin pak tifozë në shkallët e stadiumit pas humbjes 3- 0 në takimin e parë.

Ndeshja - Loja nis me kurbinasit që ushtrojnë presion dhe mundohen të gjejnë sa më shpejt avantazhin. Por vendësve u mungon saktësia dhe kreativite­ti, ndërsa norvegjezë­t janë të qetë dhe mbrohen mirë. Me kalimin e minutave, miqtë marrin frenat e lojës në dorë dhe krijojnë rastet e pastra të rrezikshme. Fillimisht, është Aursnes që ka një rast të mirë, por në zonë gabon në goditje, duke e dërguar topin shumë mbi tranversë. Laçianët e kanë të vështirë të depërtojnë në zonën kundërshta­re dhe tentojnë me goditje nga larg. Por, si Lushkja, edhe Uzuni nuk kanë shënjestrë­n e duhur. Kur u duk se pjesa e parë do të mbyllej me rrjeta të paprekura, në minutën e 41të vjen zhbllokimi i rezultatit. Vertikaliz­im i mirë për Çima në zonë, i cili shmang Hoxhallari­n dhe Radas, por pengohet nga ky i fundit dhe arbitri akordon 11- metërsh për miqtë. Aursnes godet saktë dhe qetë dhe 0- 1. Gjithçka bëhet më e vështirë për kurbinasit. Për t'i vendosur kapak fundit të dobët të pjesës së parë, Selmani dhe Hoxhallari nuk mer- ren vesh mes tyre dhe përplasen me topin që përfundon në këmbët e Strand, që shënon me portën e boshatisur, 0- 2. Në pjesën e dytë, norvegjezë­t kontrolloj­në lojën dhe nuk nxitojnë. Kurbinasit e dinë tashmë se kualifikim­i është i pamundur dhe kërkojnë vetëm golin e nderit. Në minutat e 61- të, 73 dhe 88- të, Myrto Uzuni provon me goditjet e tij nga jashtë dhe brenda zonës, por pa arritur të shënojë ku është gardiani mik që nuk lejon prekjen e rrjetës. Laçi ka mundësinë më të mirë për të shënuar golin e nderit në minutën e 76- të me Bushin, por ky gabon nga fare pranë portës.

 ??  ?? Foto nga ndeshja Laçi- Molde
Foto nga ndeshja Laçi- Molde

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania