Panorama (Albania)

Bonuçi zbarkon në Torino mes vërshëllim­ave

-

Leonardo Bonuçi rikthehet në Torino, por ndryshe nga si u prit një vit më parë kur kaloi te Milani, paraditen e djeshme zbarkimi i tij ishte i akullt. Sigurisht që mënyra sesi ai u largua nga "Zonja e Vjetër" nuk është kapërdirë nga shumë prej tifozëve dhe në aeroport, edhe pse jashtë ambienteve të tij ka pasur pak, për të mos thënë asnjë fans të tijin dhe të Juves që e prisnin, drejtuesit e sigurisë së klubit torinez kanë vendosur që futbollist­i të fshihet dhe të largohet sa më shpejt nga ambientet e aeroportit, pas udhëtimit që ai kishte bërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Itali, brenda natës së të mërkurës. Bonuçi nuk u lejua gjithashtu që të bënte shumë foto, por u fut shpejt brenda një makine me xhama të zinj dhe që aty është transferua­r menjëherë në "Jmedical", ku ka kaluar pozitivish­t vizitat mjekësore.

Kontrata - Ashtu siç ishte përfolur dhe rënë dakord mes palëve, Leonardo Bonuçi ka pranuar që të ulë pretendime­t e tij për pagën, duke kaluar nga 8 milionët e Milanit te 5 milionë, plus bonuset që i ka ofruar drejtori Xhuzepe Marota për pesë vitet e ardhshme. Te Juventusi, 31vjeçari do të rimarrë numrin 19, edhe pse ky i përket portierit Matia Perin.

Pritje me fyerje - Pasi ka kryer të gjitha ritet fizike dhe më pas ka firmosur edhe kontratën e tij, Bonuçi është transferua­r në qendrën stërvitore të Juventusit, por në "Continassa" nuk kishte sesi t'u shpëtonte afro 100 tifozëve që e prisnin. Nëse mjaft prej tyre u treguan dashamirës dhe kërkuan edhe "selfie" e autografe, pati edhe disa prej tyre që nuk nguruan ta ofendonin: "Bonuçi, burrë m...", ose "Bonuçi, shpëlaje gojën tani", të shoqëruara këto edhe nga disa vërshëllim­a, të cilave futbollist­i nuk iu kundërpërg­jigj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania