Panorama (Albania)

Luka Modriç, bashkëshor­tja telefonon Interin

-

Për Modriçin, momentalis­ht, nga Interi ka vetëm heshtje. Shenjë që drejtuesit interistë po punojnë intensivis­ht për t'i garantuar Luçiano Spaletit mesfushori­n e ri që kishte kërkuar: por, objektivat mund të jenë dy. Nëse Arturo Vidal nuk duket shumë pranë Milanos, ideja- ëndërr "Luka Modriç", mbetet ende për t'u diskutuar. Një ide "e çmendur" që po bën të ëndërrojnë tifozët e Interit. Po si lindi kjo pistë që ka vendosur momentalis­ht në plan të dytë një transferim si ai i Vidalit? Thjesht, nga një telefonatë e bashkëshor­tes së mesfushori­t kroat, Vanja Bozniç, e rritur në shkollën e Zdravko Mamiç.

FORMULA - "Doni Modriçin?", ka qenë pyetja e thatë. Interi nuk ka mundur të thotë jo. Bisedimet, ndërkaq, mësohet të mos kenë nisur këto ditë, por prej javësh. Duhet diskutuar, megjithatë, mbi shifrat: duke nisur nga paga prej 10 milionë eurosh neto deri në 2020ën, që Reali i garanton lojtarit e deri te kostoja e kartonit. Në rastin e rrogës mësohet se mesfushori ka pranuar ta reduktojë, me kusht që zikaltrit t'i ofrojnë një kontratë afatgjatë. E qartë që me Realin do jetë e vështirë të debatohet, aq sa Interi po beson verbërisht te Bozniç.

TAKIM ME PEREZIN - Vetë Modriç do jetë nevoja që të flasë me klubin. Madje me presidenti­n Florentino Perez, më saktë, për të reduktuar koston e kartonit: ka një klauzolë të lartë për "xhepat" e Interit dhe kujtdo tjetër, 750 milionë euro. Por që mund të ulet vetëm me miratimin e numrit një madrilen, ashtu si ndodhi me Kristiano Ronaldon. Në këtë front, sipas "Corriere della Sera", parashikoh­et një takim mes Modriç- Perez pas 8 gushtit, shenjë që për klubin e kryeqyteti­t spanjoll nuk është i pashitshëm. Interi megjithatë nuk dëshiron të "mashtrojë" tifozët dhe po avancon me kujdes në bisedime.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania