Panorama (Albania)

Barcelona i "rrëmben" Vidalin Interit

-

Një "vjedhje" katalanase, e ngjashme me Malkom- Roma. Barcelona ka parakaluar Interin për Arturo Vidalin. Radiot dhe faqet ueb të Katalonjës ishin në festë: e përditshmj­a lokale "Mundo Deportivo" siguroi se mes mesfushori­t kilian dhe klubit spanjoll ka një akord për 25 milionë euro. Për Vidalin, një kontratë trevjeçare me ( pothuajse) të njëjtat kushte që i garantonte Interi ( 4 vite, 4.5 milionë euro në sezon, për tre sezonet e ardhshme).

POST- INIESTA - Konfirmimi­n e ka dhënë edhe menaxheri i 31- vjeçarit, Fernando Feliçeviç: "Barça është seriozisht e interesuar". Nuk është thënë ende fjala e fundit, por palët janë shumë pranë. Barcelona u përpoq të hidhej në kundërsulm sepse nuk u zhbllokua akordi me PSG- në për Rabion dhe Interi gjatë orëve të fundit kishte "frenuar", në ndjekje të ëndrrës "Modriç". Drejtuesit katalanas vazhdojnë të punojnë edhe mbi pista të tjera, por zgjedhja e Vidalit mund të plotësojë boshllëkun e lënë në mesfushë nga Iniesta.

KTHESA- Gjatë ditëve të kaluara dukej i kryer akordi mes Vidalit, Interit dhe Bajernit. Zikaltrit i ofronin, pra, kilianit një kontratë trevjeçare prej 4,5 milionë eurosh neto në sezon, shifër kjo më e ulët se 7 mln që përfiton në Mynih. Akordi parashikon­te që përpara transferim­it në Milano, Vidal të zgjaste kontratën me klubin bavarez deri në 2020- ën ( që të lejonte huazimin). Sipas "FcInterNew­s. it", Xhiovani Brankini, në rolin e ndërmjetës­it, kishte zbarkuar madje në Gjermani ( ku Vidal, ndërkaq, në fazë riaftësimi pas dëmtimit në gju, i është bashkuar skuadrës së Niko Kovaçit) për të përcaktuar detajet e fundit me Bajernin: huazim me të drejtë blerjeje, marrëveshj­e prej 22 milionë eurosh. Më pas ka ardhur kthesa, surpriza. Hipotezat mund të qëndrojnë të gjitha...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania