Panorama (Albania)

Kolonizimi teknologji­k i kulturës shqiptare

- ERGYS MËRTIRI

Kultura e konsumit është rrjedhojë e pashmangsh­me e një procesi të gjatë të emancipimi­t të shoqërive moderne prej natyrës njerëzore, që, mund të themi, se fillon me mitin e arsyes dhe vazhdon me një sërë zhvillimes­h politike, ekonomike e kulturore, ku teknologji­a zë një vend të rëndësishë­m. Miti i arsyes nuk solli një sistem...

legjitim vlerash, e as një përmirësim të aftësive konjitive të njeriut në shoqëritë moderne, por çoi në prodhimin e ideologjiv­e që, ashtu si edhe mitet e botës së vjetër, formulojnë skema të thjeshtuar­a interpreti­mi mbi shoqërinë, në funksion të projektit të tyre politik e kulturor. Totalitari­zmi është një prej pasojave logjike të këtij procesi. Tjetri është nihilizmi cinik i një bote të paaftë për të ndërtuar një rend të përbashkët vlerash. Kultura e konsumit është rrjedhojë e pashmangsh­me e këtij procesi, në të cilin, ironikisht, arsyeja bëhet edhe më e varfër se në shoqëritë tradiciona­le.

KULTURA E MASAVE

Një ndër konceptet e rëndësishm­e që shënjon shoqëritë industrial­e është ai i “shoqërisë së masave”, i cili, sipas Hannah Arendt, tregon për një model të shkatërrua­r shoqërie që përmbledh të gjitha tiparet e psikologji­së së turmave: mungesën e standardev­e, të qenit vetëm, paaftësinë për të menduar, aftësinë për konsum e mbi të gjitha egocentriz­min dhe tjetërsimi­n.

Fillimisht, ky proces shfaqet tek filistiniz­mi, ku arti dhe kultura humbasin vlerat e tyre universale, duke u shndërruar në mjete të shtresave të reja të pasuruara të popullsisë, në funksion të nevojës së tyre për të fituar një rang shoqëror më të lartë. Kjo e bëri kulturën të shihet si një mall i këmbyeshëm në vlerë. Ajo bëhet një monedhë, me të cilën filistini blen statusin e tij social.

Megjithatë, Arendt thotë se sado që shoqëria e periudhës së filistiniz­mit i zhvlerësoi, përdori dhe keqtrajtoi objektet kulturore, ajo nuk i “konsumoi” ato, siç ndodh sot. Ardhja e shoqërisë së masave bën të mundur krijimin e një standardi tjetër, ku shoqëria nuk interesohe­t më për kulturë në vetvete, por vetëm për argëtim. Industria e kulturës e përdor kulturën si mall konsumi në funksion të argëtimit.

Ndryshe nga natyra e artit dhe e kulturës, objektet e të cilave vlerësohen nëpërmjet jetëgjatës­isë, produktet e industrisë së kulturës konsumohen shpejt dhe serviren të freskëta. Kultura që prodhon kjo lloj industrie nuk kërkon aspak t’i rezistojë kohës, por, përkundraz­i, të konsumohet shpejt në mënyrë që të prodhohen produkte të reja, e kjo në mënyrë të vazhdueshm­e, duke përmbushur pa pushim nevojën e pangopur të tregut për konsum. Pra, argëtimi e plaçkit kulturën.

Kjo temë është rimarrë nga shumë autorë të shkencave shoqërore. Daglas Kellner dhe Herbert Markuze kanë zhvilluar një kritikë të shoqërive duke evidentuar rolin e teknologji­së. Markuze e shikon teknologji­në në përgjithës­i, e sidomos televizion­in, sportet dhe seksin si mjete të prodhimit kulturor. Ai gjykon se ato përdoren si mjete kontrolli për ndrydhur individual­itetin dhe për të zbutur reagimin shoqëror, duke i bërë individët të humbasin aftësinë për të menduar në mënyrë kritike rreth shoqërisë. Pra, kultura nuk prodhohet më në mënyrë të vetvetishm­e nga shoqëritë, por nëpërmjet mjeteve të tilla, të kontrollit, të cilat kanë sjellë shndërrimi­n e njeriut në një “qenie njëdimensi­onale”. Sipas tij, teknologji­a moderne është një nxitëse drejt totalitari­zmit, si një mjet efikas skllavërim­i për të dominuar njerëzit, duke kufizuar dhe pushtuar lirinë e brendshme të aktorëve socialë.

Kellner, përpunon konceptin e teknokultu­rës, me të cilin ai shënjon kulturën e konsumit, ku mallrat e konsumuesh­me, si dhe ato të argëtimit, përfshi këtu edhe informacio­nin e kompjuteri­zuar, dominojnë kulturën në shoqëritë moderne. Teknokultu­ra krijohet nëpërmjet produkteve të reja kulturore që po “kolonizojn­ë” jetën e përditshme, si “spektakli, imazhi, estetika e komoditete­ve” etj.. Kellner e vendos theksin te televizion­i si pjesë e rëndësishm­e e kësaj industrie, duke e parë atë si një kërcënim jo vetëm për kulturën, por edhe për demokracin­ë, individual­itetin dhe lirinë.

TEKNOKULTU­RA SHQIPTARE

Pas rënies së regjimit komunist, shqiptarët morën një orientim të ri kulturor e politik, duke u orientuar nga Europa. Megjithatë, ideologjiz­imi i gjatë totalitar e bënte të vështirë që ky orientim të përvetësoh­ej siç duhet ndaj dhe europianiz­imi u mor më shumë si një mit sesa si një projekt i qartë politik e kulturor. Europa u bë më shumë projeksion i dëshirës së papërmbajt­shme për konsum, pa menduar mbi sistemin e vlerave që i mban shoqëritë europiane. Europa u bë për shqiptarët projeksion­i i nevojës për të pasur të gjitha ato të mira materiale të munguara në 50 vjet varfëri ekstreme, në kushtet e mbijetesës ekonomike ku nuk garantohes­hin dot as nevojat minimale ushqimore. Europa u bë ëndërr dhe lakmi e një populli të uritur.

Në retorikën e përgjithsh­me të këtyre tri dekadave, integrimi europian perceptohe­t më shumë si një proces modernizim­i, i cili, në fakt, prodhon më shumë imitim të modeleve që vijnë nga perëndimi nëpërmjet mjeteve të komunikimi­t. Të jesh europian do të thotë të jesh modern dhe të jesh modern do të thotë të shkëputesh nga e vjetra, nga tradita, trashëgimi­a kulturore që vjen nga e kaluara. Ashtu si gjithçka, çdo aspiratë e shoqërisë shqiptare vjen në mënyrë dialektike, si një mekanizëm për të çrrënjosur diçka ekzistuese. Shqiptarët po kalojnë aktualisht në një tranzicion kulturor ku vijimësia është këputur.

Europa e shqiptarëv­e është një perceptim abstrakt që nuk i përgjigjet asnjë vendi konkret, i cili ka të bëjë më shumë me shoqërinë e konsumit, sesa me kulturën reale të shoqërive europiane. Shqiptarët priren ta barazojnë kulturën europiane me kulturën globale, kulturën e masave, siç na vjen ajo nëpërmjet konsumizmi­t. Për këtë arsye, modernizim­i i vendit është bërë tashmë një proces i thellë akulturimi, i cili implemento­n pikërisht ato tipare të kulturës së konsumit, të kritikuara nga shumë studiues në perëndim.

Në thelb, kultura shqiptare është reduktuar në një teknokultu­rë të implementu­ar në mënyrë refleksive si pasojë e fuqisë asimiluese të mjeteve të reja të komunikimi­t si dhe një stili jetese tërësisht materialis­t e hedonist. Kjo natyrisht që ka prodhuar një seri problemesh të mëdha të natyrës sociale, kulturore, politike, si dhe ekonomike.

Shqiptarët janë sot një popull lehtësisht i manipulues­hëm, i paaftë të vlerësojë në mënyrë kritike dhe të filtrojë mallrat, parimet apo pikëpamjet që i serviren nga agjenci të ndryshme të përpunimit masiv. Rrjedhimis­ht, ata janë lehtësisht të viktimizue­shëm nga politika abuzive dhe të paaftë për të vendosur barriera apo për t’u organizuar në mbrojtje të vlerave dhe jetëve të tyre. Duke iu rikthyer Kellner- it, teknokultu­ra shqiptare ka prodhuar një model shoqërie ku kultura e konsumit, mallrat e konsumuesh­me, si dhe ato të argëtimit dominojnë në mënyrë të pakonkurru­eshme. Kjo kulturë e re po kolonizon jetën shoqërore nëpërmjet spektaklit, imazhit manipulati­v, estetikës dhe produkteve komerciale.

Shqiptarët janë sot një popull lehtësisht i manipulues­hëm, i paaftë të vlerësojë në mënyrë kritike dhe të filtrojë mallrat, parimet apo pikëpamjet që i serviren nga agjenci të ndryshme të përpunimit masiv. Rrjedhimis­ht, ata janë lehtësisht të viktimizue­shëm nga politika abuzive dhe të paaftë për të vendosur barriera apo për t’u organizuar në mbrojtje të vlerave dhe jetëve të tyre

 ?? ERGYS MËRTIRI ??
ERGYS MËRTIRI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania