Panorama (Albania)

“Përçmim për aktorët që e drodhën”, Ndrenika i përgjigjet Andi Bushatit: Gjej vrimë ku të futesh!

POLEMIKA PER AKTORET QE NDRYSHUAN QENDRIM PER SHEMBJEN E TEATRIT. ÇFARE SHKROI ANALISTI DHE PERGJIGJA E AKTORIT

- Andi Bushati Robert Ndrenika

Kapërcimi nga luftëtarë për mbrojtjen te firmëtarë për shembjen urgjente, të disa prej aktorëve të Teatrit Kombëtar, u përcoll me shumë polemikë nga opinioni publik. Një ndër artistët, që ndryshuan mendim, ishte edhe i madhi Robert Ndrenika. Emri i tij ishte i pari në titujt e gazetave dhe portaleve kur kundërshto­nte “PPPja me tokën e Teatrit Kombëtar është shqeto vjedhje, grabitje”, dhe u rikthye sërish i pari së fundmi kur firmosi peticion për shembjen sa më shpejt të Teatrit. Vetëm aktori e justifikoi ndryshimin e mendimit. “Siç të kam bërë me dije, kam shkelur mbi veten time dhe kam rënë dakord që Teatri të ndërtohet me PPP. E kam bërë këtë dakordësi me kushtin që të mos jepet asnjë centimetër katror për ndërtim KULLASH dhe për këtë kam marrë BESËN e SHQIPTARIT”. Por ndërkohë, që ndryshimi si nata me ditën, jo vetëm i Ndrenikës, por edhe i Arben Derhemit e Alfred Trebickës, e të tjerë aktorëve, nuk la një shije të mirë. Analisti Bushati, në një shkrim me titull, “A duhen përçmuar aktorët që e drodhën?”, theksonte: “Për të gjithë nuk ka dyshim se morali u ka rënë si brekët në fund të këmbëve dhe figura publike u është zvenitur ashtu si rolet e tyre, që të rinjtë e sotëm i përqeshin prej moskuptimi­t”. Por Bushati, gjen një tjetër arsye për ndryshimin e qëndrimit të aktorëve: “... sado të neveritshë­m, të pamoralshë­m dhe idiotë që na duken, në këtë histori ata nuk janë të tillë. Janë thjesht viktima të lavdisë së humbur dhe financave të tyre të rrënuara”.

Edhe pse pa përmendur emra akktorësh, qartësisht secili prej tyre, që ndryshuan pozicion brenda pak ditësh, mban peshën e vet, ( sipas staturës që ka), në analizën e Bushatit. Dhe Ndrenika nuk e ka pëlqyer fare. Në një reagim dje, ai ka shpërthyer fort kundër analistit. “Mos me dil përballë deri në 7 metra ( se më tutje nuk shikoj mirë)”, është një ndër pak rreshtat e reagimit të aktorit ndaj analistit.

PËRPLASJA Shkrimi i Andi Bushatit A duhen përçmuar aktorët që e drodhën? Ka një përçmim kolektiv kundër atyre aktorëve, që dolën dikur në mbrojtje të godinës së Teatrit, në përkujtim të kolegëve të tyre që nuk janë më, në favor të interesit publik dhe mbrojtjes së një trualli që u takon të gjithëve, por që më pas e drodhën duke shitur të vetmen pasuri që u ka mbetur: fjalën dhe imazhin e tyre.

Mediat antiqeveri­tare dhe sidomos rrjetet sociale vlojnë me sharje, tallje, përbuzje dhe neveri, kundër pirueteve të tyre.

Dikush u përmend ndonjë kockë që u kanë hedhur, dikush tjetër një projekt që kanë fituar apo një bord ku janë futur, dikush mungesën e personalit­etit që, që në kohë të socrealizm­it i ka kategorizu­ar si personazhe me zë dhe figurë, por pa mendim.

Për të gjithë nuk ka dyshim se morali u ka rënë si brekët në fund të këmbëve dhe figura publike u është zvenitur ashtu si rolet e tyre, që të rinjtë e sotëm i përqeshin prej moskuptimi­t.

Në përpjekje të dëshpëruar­a, dikush u kujton përbetimet që kanë bërë më parë, dikush ditët kur dilnin në protestë para godinës, të cilën sot e duan të shembur, ndërsa të tjerë vizitat te Presidenti.

Dhe të gjitha këto bashkë, i kanë bërë ata targetin e një neverie kolektive.

Pa pasur ndonjë grishje kontrovers­e për të qenë kundra rrymës, besoj se kjo përbuzje duhet dënuar. Dhe kjo për disa arsye.

Kush e njeh nga afër botën e teatrit shqiptar, e di mirë gjendjen e tyre të mjerueshme. E di sesi rendin gjithë vitin për të kapur financimin e një projekti, nga i cili në fund të 18- 20 shfaqjeve, aktorët nuk marrin dot më shumë se 100 mijë lekë. Shumica e tyre janë jo thjesht të varfër, por të harruar në margjinat e shoqërisë, të zhveshur nga pesha dhe fama që kanë pasur dikur.

Ata prej kohësh nuk kanë më statusin e privilegju­ar të përçuesit të ideve të partisë dhe rrallëkush kujtohet për lavdinë e tyre të dikurshme.

Të gjitha këto nuk po i them për t’i justifikua­r, por për të kuptuar më mirë sesa e lehtë është t’u ngacmosh krenarinë për aureolën humbur, duke i rikthyer në tryezat ku marrin vendime pushtetarë­t. Për t’u ndërgjegjë­suar gjithashtu, se nuk është tejet e vështirë të luash me varfërinë e tyre në këmbim të ndryshimit të qëndrimit.

Kjo është në fakt, ajo që ka ndodhur: në vend të harresës që i kishte mbuluar, atyre u kanë ofruar një respekt fals dhe të përkohshëm. Në vend të pensioneve apo honorarëve qe- sharake që marrin nga puna e tyre, i kanë joshur me ndonjë pjesëmarrj­e në bord apo me ndonjë projekt të çastit.

Prandaj, sado të neveritshë­m, të pamoralshë­m dhe idiotë që na duken, në këtë histori ata nuk janë të tillë. Janë thjesht viktima të lavdisë së humbur dhe financave të tyre të rrënuara.

Ata nuk janë fajtorët e pirueteve të tyre në publik.

Për këtë, me gisht duhen treguar të tjerë. Duhen anatemuar dhe përbuzur ata që kanë në duar pushtetin për të luajtur me dobësitë e tyre.

Në thelb, kryqëzata e ashpër që po u bëhet ‘ aktorëve dredharakë” i ngjan një historie që e kemi përjetuar tash sa vite, me përçmimin që kemi treguar për ata që u bënë spiunë në burgjet e komunizmit. Ende dhe sot, ne akoma vazhdojmë t’i shohim ata si fajtorët e vetëm, pa u munduar të dënojmë atë mekanizëm dhe ata persona që i detyruan të shkojnë drejt kësaj zgjedhjeje të skajshme. Sepse si gjithmonë, ne e kemi më të lehtë të tregojmë me gisht viktimën, sesa të denoncojmë krijuesin e saj. Kjo është fabula që po përsëritet. Dhe prandaj shpesh tutemi të tregojmë më gisht Erion Velinë, por nuk e kemi aspak të vështirë të përbuzim ata që arriti të gënjejë ai. Lapsi. al

REAGIMI I ROBERT NDRENIKËS PARALAJMËR­IM !!! O “TI” And... Bushati ( je Zotëri apo Zonjë? Nuk të dalloj dot gjininë!!!) MOS u merr me SHPIFJE kundra meje! Mos më dil përballë deri në 7 metra ( se më tutje nuk shikoj mirë)! Të intereson më shumë si k.. analist i shquar që je, të vazhdosh luftën intransigj­ente kundër komunizmit! Të bëj me dije se po të ndesha, gjej vrimë ku të futesh !!! Se tashmë je rritur dhe nuk të nxë as “vend lindja” !!! Robert Ndrenika... dhe vazhdim...

 ??  ?? ROBERT NDRENIKA ( MAJTAS) ANDI BUSHATI
ROBERT NDRENIKA ( MAJTAS) ANDI BUSHATI
 ??  ?? Godina e Teatrit Kombëtar
Godina e Teatrit Kombëtar
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania