Panorama (Albania)

Përballë zërave të së shkuarës

- ENI VASILI

Përballja me të shkuarën komuniste është një ndër sfidat e rëndësishm­e të shoqërisë shqiptare. Kanë kaluar 28 vjet prej kohës kur u rrëzua komunizmi në Shqipëri, por ende nuk kemi një proces të përballjes me të shkuarën, ende nuk ka një proces të mirëfilltë të dekomunist­izimit të shoqërisë sonë. Duket sikur ka një tendencë për t’i fshehur krimet e komunizmit, së paku, duke heshtur për çfarë ka ndodhur në 45 vjet diktaturë. Ka pasur përpjekje në media për të zbardhur pjesë të rëndësishm­e të asaj periudhe të errët, por është bërë ende shumë pak deri tani.

“Studio e Hapur”, me mbështetje­n shumë të rëndësishm­e të “News 24”, i kushtoi këtë sezon një hapësirë të veçantë pikërisht kësaj teme, përballjes me të shkuarën komuniste. Janë realizuar tetë intervista të rëndësishm­e me personazhe që i kanë mbijetuar terrorit komunist. Ata kanë rrëfyer vuajtjet e jetës së tyre nëpër burgjet dhe kampet e internimit gjatë diktaturës komuniste. Janë tetë jetë të ngjashme, por edhe të ndryshme për mënyrën se si kanë sfiduar diktaturën, duke u mbijetuar torturave fizike dhe psikologji­ke. Janë rrëfime që më kanë përlotur, por dhe më kanë surprizuar me kurajën, përmes së cilës kanë mundur t’i mbijetojnë diktaturës. Janë dëshmi shumë të rëndësishm­e që dokumentoj­në ngjarje, që kanë shënjuar historinë e komunizmit.

Le të shpresojmë se ky botim, me rrëfimet e tetë personazhe­ve të rubrikës kushtuar kujtesës, në “Studio e Hapur” në “News 24”, besoj se do të jetë një kontribut i rëndësishë­m si për studentë, aq edhe për studiues.

Kam falënderim të veçantë për tetë personazhe­t që pranuan të rrëfejnë jetën e tyre në studion tonë, gjithashtu kam falënderim të veçantë për “News 24”, që ka mbështetur pa asnjë kufizim projektin tonë për kujtesën.

“Studio e Hapur”, do të vazhdojë t’i kushtojë hapësirë kujtesës edhe në sezonet e ardhshme për të dhënë kontributi­n modest për zbardhjen e krimeve të komunizmit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania