Panorama (Albania)

Kur kërkon “luginën” dhe gjen humnerën

- LUTFI DERVISHI

Presidenti Kosovës në mënyrë të përsëritur po thotë se: nuk do të ketë ndarje të Kosovës, por korrigjim të kufijve duke nënkuptuar se ne do të fitojmë diçka, ! ( luginën e Preshevës- jugun e Serbinsë). Kjo deklaratë vulos dëshirën e kahershme publike të Presidenti­t Serbisë se “duhet të fitojmë edhe ne...

diçka”. Dhe kjo “diçka” është veriu Kosovës. Serbët nuk janë budallenj që pas “humbjes’ së Kosovës të humbasin edhe Luginën e Preshevës. Deklarata e përsëritur nënkupton që ose ideja e shkëmbimit të territorev­e që ka muaj që qarkullon është diskutuar në rrugë informale ose Thaçi e përdor si mjet “presioni” para se të ulet në tavolinë.

Korrigjimi kufijve është hapja e kutisë së Pandorës. Në shqip thuhet: shkon për të venë vetullat dhe nxjerr sytë.

Shpërbërja e Jugosllavi­së ka ndjekur parimin e ruajtjes së kufijve të njësive të federatës ( republika dhe krahina autonome). Në Bosnjë u krye spastrimi etnik, e megjithatë u ruajtën kufijtë e jashtëm.

Në Ballkan, nuk ka asnjë vend që të jetë 100% etnikisht i pastër. Krijimi precedenti­t të shkëmbimit të territorit me marrëveshj­e në shekullin e 21, do ta kthejë rajonin në shekullin e 20.

Çlirimi i Kosovës nga sundimi kolonial i Serbisë është betejë e Perëndimit në emër të të drejtave të njeriut. Dështimi për të ndërtuar shtet funksional ku të drejtat e njeriut dhe minoriteve respektohe­n nuk adresohet me “konceptin” e doktor Adhamudhit të Çajupit. Nuk funksionon veriu dhe hajt ta këpusim ( nuk po përdor fjalën ndarje) e ta shkëmbejmë me Serbinë.

Në politikë pyetja kardinale mbetet: kush fiton?! Shqiptarët në Luginë? Kosova? Rajoni? Serbia? Apo siç thotë Presidenti Thaçi do të jetë win- win. Një “zgjidhje” që fitojnë të gjithë.

Deklarata “jo ndarje, por korrgjim”, është një këmbanë se Kosova po qëllon veten në këmbë - një shtet i çliruar nga Perëndimi, një shtet i investuar nga Perëndimi, një shtet i njohur nga Gjykata Ndërkombët­are e Drejtësisë, një shteti i njohur nga 113 vende- befas thotë: do të ndryshoj hartën?! Me bisedime?!! Seriozisht?!

Kufijtë në Ballkan janë shenjuar me luftra dhe janë noterizuar nga Fuqitë e Mëdha. Idetë për “korrgjim” janë të rrezikshme edhe për skenarët e flmave të Hollivudit.

Nga mitologjia greke- kur u hap kutia Pandorës, sëmundja, vdekja dhe djajt vërshuan në botë. Pavarësish­t përpjekjev­e për ta mbyllur kutinë e hapur e vetmja gjë që mbeti ishte shpresa.

Tani ka mbetur shpresa se tautologji­a “korrigjim” do të shkojë me temperatur­at e larta të verës.

Në kërkim të “Luginës” mund të takohesh me humnerën - dalja prej së cilës asnjëherë nuk ka qenë e lehtë.

Kufijtë në Ballkan janë shenjuar me luftra dhe janë noterizuar nga Fuqitë e Mëdha. Idetë për “korrgjim” janë të rrezikshme edhe për skenarët e flmave të Hollivudit. Nga mitologjia greke- kur u hap kutia Pandorës, sëmundja, vdekja dhe djajt vërshuan në botë. Pavarësish­t përpjekjev­e për ta mbyllur kutinë e hapur e vetmja gjë që mbeti ishte shpresa. Tani ka mbetur shpresa se tautologji­a “korrigjim” do të shkojë me temperatur­at e larta të verës. Në kërkim të “Luginës” mund të takohesh me humnerën - dalja prej së cilës asnjëherë nuk ka qenë e lehtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania