Panorama (Albania)

Thaçi kërkon Preshevën, Haradinaj: Çdo lëvizje kufiri shkakton luftë

Haradinaj: Çdo lëvizje kufiri shkakton një luftë të re në Ballkan

-

Ndarja e Kosovës është bërë tema kryesore e ditëve të fundit në rajon, pas një deklarate të Presidenti­t Hashim Thaçi, për korrigjim të kufirit me Serbinë.

Fjala ‘ korrigjim’ është interpretu­ar menjëherë nga klasa politike dhe analistë në Kosovë dhe rajon, si ndarje e Kosovës, shkëmbim territores­h dhe shkelje e Kushtetutë­s. Edhe pse Thaçi këmbëngul se nuk bëhet fjalë për ndarje të Kosovës, ( por refuzon të thotë se përse Serbia mund të pranojë kërkesën që Presheva të bashkohet me Kosovën pa marrë asgjë në këmbim), kundërshta­rët dhe aleatët në koalicioni­n qeveritar janë shprehur kundër idesë së tij. Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se vetëm Presidenti­t të Rusisë, Vladimir Putinit, i shkon për shtat lëvizja e kufijve. “Është gabim që ne t’i ndihmojmë Putinit për ndarje dhe lëvizje”, tha Haradinaj. Sipas tij, me Serbinë nuk luan kufiri asnjë metër, pasi çdo lëvizje e re shkakton luftë të re në Ballkan. Në një intervistë me “Zërin e Amerikës”, Thaçi theksoi se pikëpamja e tij për korrigjimi­n e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nënkupton refuzim të çdo ideje për ndarjen e Kosovës, por kërkon bashkimin e Preshevës me Kosovën. “Në asnjë rrethanë, me asnjë çmim, nga askush, nuk mund të imponohet ndonjë ndarje e Kosovës, por në të njëjtën kohë ne duhet të jemi të vetëdijshë­m që shënimi i kufirit mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë, apo korrigjimi i kufijve”, tha Thaçi. Presidenti i Kosovës pranoi se shkëputja e Veriut të Kosovës dhe bashkimi i tij me Serbinë është një kërkesë e hershme nga Beogradi, por tha se kjo çështje as nuk do të vihet në diskutim. “Në asnjë rrethanë nuk do të ndodhë ndarja dhe e ritheksoj shumë fuqishëm se diçka e tillë as që do të mund të hidhet në tavolinë nga Beogradi, që është një kërkesë e hershme e tyre”. Sa për idenë jo fort të re të bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, Thaçi shpjegoi se kërkesa ka ardhur nga përfaqësue­sit e Luginës së Preshevës, bazuar në një referendum të vitit 1992. “Do ta hedh në tryezën e dialogut, në mënyrë që çështja e tyre të zgjidhet njëherë e përgjithmo­në”, tha Thaçi, duke shtuar se vetëm kjo ka lidhje me idenë e tij për korrigjim të kufirit. Presidenti i Kosovës pranoi se ky nuk do të jetë një mision i lehtë. “Do të jetë shumë e vështirë, kjo kërkesë e tyre do ta komplikojë dhe rëndojë edhe më tepër procesin e dialogut dhe arritjen e marrëveshj­es përfundimt­are, mirëpo ndiej obligim moral, kombëtar, demokratik, kushtetues dhe ligjor diçka të tillë ta prezantoj në tavolinë”, tha Thaçi. I pyetur nëse diskutimi për Preshevën do të nxiste Serbinë të kërkojë Veriun e Kosovës, Presidenti Thaçi tha se “Kërkesa për ndarje është e vazhdueshm­e jo vetëm në vitet e fundit, por është kërkesë historike e Serbisë, që i takon shekullit të kaluar. Unë e theksoj atë që unë do të ndërmarr, që do të thotë në kuadër të korrigjimi­t të kufijve, t’i themi shumë qartë jo ndarjes dhe po bashkimit të Preshevës me Kosovën”. Thaçi shpreson që njohja reciproke të arrihet brenda 4- 6 muajsh, edhe me përfshirje­n e Preshevës në territorin zyrtar të Kosovës. Ai tha se edhe Serbisë i leverdis që të arrijë një marrëveshj­e, pasi BE- ja nuk inte- gron askënd me probleme kufiri. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur se negociatat janë shumë të vështira, pasi Serbia nuk po lufton me Kosovën, por me vendet perëndimor­e që mundësuan pavarësinë e saj dhe se Serbia po negocion me kushte të pamundura. A do të thotë kjo se situata është në favor të Kosovës? E vërteta do të merret vesh me fazën e re të takimeve të nivelit të lartë, në fund të gushtit apo në fillim të shtatorit. Sa për takimet “e fshehta” me Vuçiç, Thaçi tha as që është hedhur në tavolinë ndonjë letër e shkruar apo ide për marrëveshj­en përfundimt­are. Ai u zotua se “Do të punoj që çështja e marrëveshj­es përfundimt­are Kosovë- Serbi të përmbyllet përmes deklarimit të qytetarëve të Kosovës, përmes referendum­it”.

 ??  ?? Thaçi e Haradinaj
Thaçi e Haradinaj
 ??  ?? Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania