Panorama (Albania)

ONM kishte rezerva, kalon vetingun gjyqtari i Apelit

DSIK e konsideroi si të korruptuar kandidatin për inspektor

- ERALD DELIU

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it vendosi ditën e djeshme që të rikonfirmo­jë në detyrë gjyqtarin e Apelit Administra­tiv, Artur Malaj.

Ky i fundit ka mbajtur edhe poste si kryetar i Gjykatës së Vlorës. Malaj iu nënshtrua me përparësi vetingut, pasi është kandidat për Inspektor të Lartë të Drejtësisë. Trupa gjykuese, e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu dhe Pamela Qirko votuan unanimisht për rikonfirmi­min në detyrë të Malajt. Gjyqtari kalon filtrat e vetingut me gjithë rezervat që kishte përfaqësue­sja e ONM- së. Kujtojmë se gjatë seancës dëgjimore, DSIK- u kishte dërguar një raport negativ për gjyqtarin, ku thoshte se ai mund të jetë i përfshirë në afera korruptive si kryetar i Gjykatës së Vlorës. Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka tërhequr vendimet që përmendte DSIK- u dhe në bazë të hetimit administra­tiv të saj, rrëzoi raportin e DSIK- ut si të pabazuar në fakte dhe prova. Por me debate është shoqëruar edhe hetimi mbi pasuritë e gjyqtarit dhe pronat e kunatit dhe motrës së tij. Përfaqësue­sja e ONM- së ngriti pikëpyetje për blerjen e një apartament­i nga ana e gjyqtarit Malaj në Tiranë. PROKURORI DOLLAPAJ

Ditën e djeshme, në Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it u zhvillua edhe seanca dëgjimore për prokurorin e Apelit Shkodër, Arben Dollapajn. Ky i fundit ishte prezent pa avokat në seancën dëgjimore, që drejtohej nga Lulzim Hamitaj, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Dollapaj është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë dhe hetimi administra­tiv për të përfshiu të tria kriteret që përcakton ligji. Gjatë nisjes së seancës, kryetari Hamitaj nënvizoi se sub- jekti i rivlerësim­it nuk e kishte tërhequr dosjen nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it. “E pranoj që nuk e kam tërhequr dosjen, por jam njohur me përmbajtje­n e saj hap pas hapi dhe nuk kam pretendime”, tha prokurori gjatë seancës. Më pas, fjalën e mori relatori Komici, i cili evidentoi gjetjet e KPK- së për pasurinë e prokurorit, e cila përbëhet nga: apartament me sipërfaqe 76 metra katrorë në Bajram Curri, ku subjekti zotëron vetëm 20 %; shtëpi banimi me sipërfaqe 113 metra katrorë me vlerë 9 milionë lekë në Selitë të Tiranës; një banesë tjetër në ndërtim e sipër në Valbonë me vlerë aktuale 5 milionë lekë; likuiditet­e në vlerë 972 mijë lekë dhe në 9400 euro. Dyshime kishte mbi shtëpinë që po ndërtohej në Valbonë, ku sipas KPK- së, vëllai i subjektit ka deklaruar vetëm 1 nga tre kontratat për blerjen e truallit, duke mos deklaruar dy transaksio­ne në vlerë respektive 145 mijë lekë dhe 424 mijë lekë. Po kështu, KPK- ja tha se DSIK- u e ka konsiderua­r të përshtatsh­ëm prokurorin Dollapaj dhe për të ka pasur vetëm një denoncim. Në fjalën e tij, prokurori pranoi se kishte mangësi në deklarimin e shtëpisë në Valbonë. Ai tha se nuk ka fshehur pasurinë dhe se ka qenë e pamundur për të që të deklarojë me saktësi të gjitha shpenzimet përpara vitit 2016. “Jam prokuror që kam punuar në 7 rrethe të ndryshme, kërkoj rikonfirmi­m në detyrë”, tha Dollapaj në përfundim. Seanca për shpalljen e vendimit do të mbahet më gjashtë gusht.

 ??  ?? Gjyqtari Artur Malaj
Gjyqtari Artur Malaj
 ??  ?? Prokurori Arben Dollapaj
Prokurori Arben Dollapaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania