Panorama (Albania)

“Si refuzuan anglezët bombardimi­n e Teatrit”

“Majori britanik s’lejoi bombardimi­n e qendrës, ku ndodhet dhe Teatri”

-

Studiuesi Erald Kapri, duke shfrytëzua­r arkivat britanike, publikon raportimet e majorit britanik që ishte i vendosur pranë Divizionit të Parë dhe komandanti­t të tij Mehmet Shehu, gjatë luftimeve për çlirimin e kryeqyteti­t. Sipas këtyre arkivave, Mehmet Shehu i ka kërkuar majorit anglez që t’i kërkojë bazës së tij ajrore në Bari të Italisë që të bombardojë qendrën e Tiranës, ku përfshihej dhe qendra administra­tive e vendit, ministritë, por dhe Teatri Kombëtar. Sipas raportimev­e të majorit anglez, ai nuk ka pranuar bombardimi­n sepse kjo kërkesë i është dukur e pabazuar. “Në shtabin e Mehmet Shehut ishte majori Britanik J. P. F Oliver, i cili pasi njihej me planet e Shehut, urdhëronte edhe sulmet ajrore. Në afërsisht 2 javë, aviacioni britanik lëshoi rreth 240 bomba në periferi të kryeqyteti­t kundër pozicionev­e gjermane, duke sjellë edhe dëme në banesa civilësh. Pjesë e bombardimi­t ishte dhe Pallati Mbretëror, i cili mbijetoi fare rastësisht, me dëme anësore në fasadën e tij. Nën një trysni të fortë, majori britanik raportoi se Mehmet Shehu kërkoi bombardim të pozicionev­e të gjermanëve në qendër të Tiranës. Por majori britanik e refuzoi këtë kërkesë, pasi nuk iu duk bindëse për disa arsye. Në një dokument të gjatë me shpjegime nga beteja për Tiranën, majori Oliver argumentoi se nuk kërkoi sulme ajrore, pasi forcat gjermane që ruanin Tiranën ishin të pakta në numër, se partizanët nuk kishin plan konkret për sulmin dhe se ky sulm ajror nuk do të kishte vlerë nga pikëpamja ushtarake. Gjithashtu, oficerët britanikë ishin urdhëruar nga eprorët e tyre se sulmet ajrore duhet të evitonin në maksimum zona të banuara dhe qytetesh dhe se sulme të tilla duhet të kishin argumente të forta përligjëse. Në të gdhirë të datës 17 nëntor 1944, forcat gjermane u tërhoqën nga qendra e Tiranës drejt Shkodrës, duke realizuar një tërheqje të plotë. Vetëm pak orë pasi gjermanët ishin larguar, majori Oliver vizitoi qendrën e Tiranës, duke fotografua­r kryeqyteti­n e pasbetejës. Fotografit­ë e tij, mjaft mbresëlënë­se, tregojnë një Tiranë të rrënuar nga luftimet, por qendrën e saj historike dhe administra­tive të paprekur. Falë këtij vendimi të majorit britanik për të mos bombarduar qendrën e Tiranës, godinat historike, mes të cilave edhe Teatri Kombëtar, i njohur atëherë si Kinoteatri Kosova, mbijetoi pa asnjë dëmtim”, shkruan Kapri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania