Panorama (Albania)

Shifra e frikshme, kemi 1 pikë bastesh për 678 banorë

PD denoncon koncension­in e ri, do përfitojë familja e Ramës

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Shqipëria ka 1 qendër lojërash fati për çdo 678 banorë. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, aktualisht në Shqipëri operojnë 4230 aktivitete të lojërave të fatit, shifër kjo që kur përpjesëto­het me numrin e përgjithsh­ëm të popullsisë prodhon një mesatare të frikshme, sa i takon dendësisë së ushtrimit të këtyre aktivitete­ve.

Kthimi në Kuvend i ligjit për lojërat e fatit nga Presidenti i Republikës ka rikthyer debatin për numrin e lartë të pikave të lojërave të fatit, që ushtrojnë aktiviteti­n e tyre në Shqipëri. Partia Demokratik­e, prej disa ditësh ka akuzuar qeverinë për politikat lehtësuese që ka ndërmarrë për të favorizuar pikat e lojërave të fatit. Sipas demokratëv­e, brenda katër vitesh, numri i pikave të lojërave të fatit është katërfishu­ar. Demokratët kanë kujtuar se në 2013 ishin 928 pika bastesh, bixhozi dhe kazinosh, ndërkohë që aktualisht janë 4230 të tilla. Sipas të dhënave të paraqitura nga PD- ja, shqiptarët në vitin 2017 kanë humbur 132 milionë euro në bixhoz. Përmes një deklarate për medi- at nga selia blu, nënkryetar­ja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, ka akuzuar Kryeminist­rin Rama se i ka dhënë të vëllait monopolin e kontrollit të tregut të bixhozit, duke fituar miliona euro nga numri i lartë i pikave të basteve. “Katërfishi­mi i pikave të basteve në Shqipëri nuk është thjesht një marrëzi e Edi Ramës, por është një plan korruptiv i mirëmendua­r për t’i dhënë të vëllait, Olsi Rama, miliona euro fitime nëpërmjet koncesioni­t të mbikëqyrje­s së lojërave të fatit. Ajo që dihet deri tani është se me ligjin e vitit 2015, Edi Rama detyron pikat e basteve të bëjnë pagesën e mirëmbajtj­es së sistemit jo në shtet, por te kompania konce- sionare. Kjo do të thotë se, sa më shumë pika bastesh të operojnë në Shqipëri, aq më i madh është fitimi i kompanisë koncesiona­re, që zyrtarisht operon në emër të ortakut të vëllait të Kryeminist­rit. Kjo është arsyeja pse në treg, në vitin 2013 ishin 928 pika bastesh dhe 4 vjet pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, pikat e basteve janë katërfishu­ar, duke numëruar 4230 pika bastesh”, tha Tabaku. Sipas deputetes demokrate, PD- ja do të anulojë çdo ligj selektiv të miratuar nga qeveria e Edi Ramës, kur të vijë në pushtet. “Kur ligji të hyjë në fuqi më 1 janar 2019, tatimi mbi fitimin e biznesit të bixhozit nuk do të jetë më 25 për qind, por gati është përgjysmua­r, në 15 për qind. Partia Demokratik­e është e vendosur të anulojë çdo ligj selektiv, çdo koncesion që është monopol dhe çdo favorizim nga ata që sot qeverisin me krimin e organizuar dhe po pastrojnë paratë në ekonomi. Rishikimi i ligjit antimafia do të sigurojë që çdo qindarkë e krimit të organizuar dhe korrupsion­it të kthehet në ekonomi”, deklaroi deputetja e PD- së.

 ??  ?? Jorida Tabaku
Jorida Tabaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania