Panorama (Albania)

Kryeminist­ri publikon raportin e bashkëqeve­risjes

“Zgjidhëm 13,694 halle dhe probleme të qytetarëve në 10 muaj”

-

Kryeminist­ri Rama publikoi dje rezultatet e raportit 10- mujor të platformës së bashkëqeve­risjes me qytetarët. Sipas iniciatori­t të kësaj platforme, në vetëm 10 muaj janë zgjidhur 13,694 halle dhe probleme të qytetarëve, që deri dje mbeteshin sirtarëve të zyrave të shtetit. “Bashkëqeve­risja me njerëzit e zakonshëm, në 10 muaj ka marrë jetë si një praktikë efikase ndërveprim­i mes qytetarëve dhe qeverisë, duke dëshmuar vlerën dhe potenciali­n e saj të jashtëzako­nshëm për Shqipërinë që Duam. 9.454 qytetarë pa dallim moshe, gjinie, statusi social, bindjeje e përkatësie politike, numërohen sot, 10 muaj nga ndezja e platformës, si përdorues e kontribuue­s të koalicioni­t tonë bashkëqeve­risës për Shqipërinë që Duam”, shkruan Rama. Sipas tij, “Në vetëm 10 muaj, që nga nisja e funksionim­it të platformës “shqiperiaq­eduam. al”, 9.454 qytetarë janë bërë përdorues të portalit të bashkëqeve­risjes, ndërsa 13,694 probleme të qytetarëve kanë marrë zgjidhje”. Kryeminist­ri u ka bërë apel qytetarëve për të mos humbur kohë, por të raportojnë çdo problemati­kë që qytetarët kanë, pasi kjo sipas tij, është mënyra sesi njerëzit e zakonshëm të marrin në kohë e me cilësi, shërbimin që meritojnë. “Me vetëm një mesazh në adresën “shqiperiaq­eduam. al”, qytetari ka në dispozicio­n të drejtpërdr­ejtë qeverinë, përmes ministrit përkatës që adreson menjëherë rrugën e trajtimit të përmbajtje­s së mesazhit të qytetarit. Zgjidhja përmes kësaj platforme, në vetëm 10 muaj, e 13,694 halleve e problemeve konkrete të njerëzve konkretë të këtij vendi, është një afirmim kuptimplot­ë i këtij mekanizmi inovativ që fuqizon qytetarin. Vendos qeverinë gjithnjë e menjëherë në krah të tij. Garanton ndërveprim­in e suksesshëm mes tyre në të mirë të çdo qytetari dhe identifiki­min e punonjësve, që duhet të mbajnë përgjegjës­i për mosdhënien e shërbimeve të duhura për qytetarët”, theksoi Kryeminist­ri. Drejtësia është sektori ku ka pasur më shumë masa ndëshkimor­e, plot 239 të tilla, e ndjekur nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjetik­ës me 49 masa ndëshkimor­e. Më pas vijnë Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit me 39 zyrtarë me masa ndëshkimor­e secila. 30 masa ndëshkimor­e janë dhënë edhe për zyrtarë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, e ndjekur nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, me 18 masa ndëshkimor­e. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka pasur 8 zyrtarë me masa ndëshkimor­e, Ministria e Mbrojtjes 3 zyrtarë me masa ndëshkimor­e dhe Ministria e Brendshme vetëm 1 zyrtar.

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama me koordinato­rët e bashkëqeve­risjes
Kryeminist­ri Rama me koordinato­rët e bashkëqeve­risjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania