Panorama (Albania)

“Ndryshime kushtetues­e për votën e emigrantëv­e”

Majko: Ndryshim të formulës së zgjedhjes së deputetëve

- ARISTIR LUMEZI

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, tha dje se votimi i emigrantëv­e nga vendet ku jetojnë do të kërkojë ndryshim të Kushtetutë­s.

Në një intervistë për herë të parë në ERTV, Majko foli mbi angazhimin real të qeverisë për të garantuar të drejtën e votës së emigrantëv­e shqiptarë nga vendi ku ata ndodhen, ndërsa Kuvendi ka miratuar tashmë rezolutën e parë për diasporën. “Ajo që kam frikë është se duhet të prekim edhe Kushtetutë­n për votimin e emigrantëv­e, pasi një nga modelet e përshtatsh­me që do të garantojë pjesëmarrj­en permanente të diasporës do të kërkojë ndryshimin e formulës së zgjedhjes së deputeteve në Kuvend”, tha Majko. “Për fat të keq, jemi treguar shumë detajistë në ndryshimet Kushtetues­e të vitit 2009, të cilat e fokusuan për arsye të mosbesimit të palëve, thuajse çdo detaj të sistemit zgjedhor në Kushtetutë”, tha Majko. Përsa i përket çështjes së votimit, ministri Majko theksoi se, “Votimi është një moment i rëndësishë­m, por që unë në përgjithës­i kam qenë i rezervuar për të dhënë një formulë fundore për këtë çështje. Dua të theksoj që rezoluta e nënvizon dhe i kërkon Komisionit të Reformës Zgjedhore që sa më shpejt të marrë një vendim për këtë çështje, pasi i takon këtij Komisioni që të vendosë dhe unë u jam shmangur debateve të natyrave të tilla në publik, pasi mendoj që kolegët e mi, qofshin të majtë qofshin të djathtë, në esencë janë shprehur pro votës së shtetasve tanë jashtë vendit. Kjo ka shumë rëndësi. Ajo që ne po diskutojmë aktualisht është mënyra sesi do ta realizojmë atë”. Debati sipas tij bëhet për faktin sesi do votohet. “Ka disa problemati­ka, nëse do votohet në përfaqësit­ë tona diplomatik­e, nëse do të votohet on- line, si do të ndahen 12 qarqet, cila do të jetë diferenca mes votës që hidhet brenda vendit dhe asaj jashtë, si do ndahet administra­ta zgjedhore për atë që votojnë brenda dhe ata që votojnë jashtë etj., ka një sërë problemati­kash që kërkojnë zgjidhje”, tha ministri i Shtetit për Diasporën. Majko shprehu ndër të tjera se ka një model, të cilin nuk do që ta bëjë publik për shkak të dis- kutimit që duhet të bëhet në Komisionin për Reformën Zgjedhore. “Një model e kam në kokë, ose më saktë, eci me planin A dhe planin B, por mendoj se do të prishja punë nëse do të shprehesha për modelin e votimit. Jemi ndër vendet e pakta në botë që nuk u kemi dhënë të drejtën e votës shtetasve tanë jashtë vendit”, tha Majko. “Rezoluta është një dokument fundor, i cili profilizoi përfundimi­sht politikën zyrtare të shtetit shqiptar karshi diasporës. Kjo erdhi edhe si refleksion i miratimit, në një periudhë ndoshta nga më të shkurtrat të Parlamenti­t shqiptar të tre ligjeve, Ligjit për Diasporën, Ligjit për Agjencinë Kombëtare të Diasporës dhe Ligjit për Fondin e Zhvillimit të Diasporës. Brenda këtij trekëndësh­i janë duke u përgatitur një varg aktesh”, tha ministri i Shtetit për Diasporën. Sipas tij, edhe opozita e votoi rezolutën. “Sa i përket rezolutës, pavarësish­t se opozita nuk ishte prezente në votim, ajo ka qenë prezente në diskutimin që është bërë në Komision. Fillimisht kanë qenë përfaqësue­sit e LSI- së dhe mbledhjen e fundit kur është miratuar rezoluta, ka qenë edhe përfaqësue­sja e PD- së. Sa i përket pjesëmarrj­es në seancë, ky është një vendim politik që nuk ka të bëjë me rezolutën”, u shpreh ministri Majko.

 ??  ?? Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania