Panorama (Albania)

Vuçiç, letër serbëve në Veri të Kosovës: Mos shpallni autonominë

-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u është drejtuar serbëve të Kosovës nëpërmjet një letre, duke iu kërkuar që të mos ndërmarrin asnjë hap të shtunën, dita kur skadon afati për hartimin e statutit të Asociacion­it të Komunave me shumicë serbe, pasi sipas Vuçiç, shqiptarët dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombët­are do të ndërmerrni­n aksione kundër tyre. Një skenar i disa eksponentë­ve të Kishës Ortodokse në Kosovë thotë se serbët po planifikon­in të shpallnin autonominë e tyre nga Kosova, të dielën, më 5 gusht. Prifti Sava Janjiç, i cili ka folur publikisht për këtë gjë, tha se ka pasur informacio­ne se situata në Veri do të përshkallë­zohej. Nëse drafti nuk do të përgatitej më 4 gusht, siç është afati, serbët do të ndërmerrni­n hapa të njëanshëm. Vuçiç, në letrën e tij thotë s, për sa kohë ai do të jetë në krye të shtetit të Serbisë, nuk do të lejojë dhunë të organizuar mbi serbët dhe objektet religjioze e as përndjekje­n e tyre. “As kësaj here Prishtina nuk do të lëvizë as gishtin për të formuar Asociacion­in e komunave serbe”, tha ai. Vuçiç ka lutur qytetarët serbë që të mos ndërmarrin asgjë, pasi sipas tij, këtë do të mund ta shfrytëzon­in shqiptarët ose një pjesë e bashkësisë ndërkombët­are si pretekst për të ndërmarrë çfarëdo aksioni ndaj tyre. Presidenti serb ka thënë se ruajtja e paqes në Kosovë është detyrë parësore e NATO- s, prej së cilës pret dhe kërkon që “ta ruajnë paqen në atë mënyrë që të pengojnë çfarëdo tentimi eventual të kujtdo dhe me çfarëdo preteksti që ta marrin dhe ta grabisin hidro- elektranën ‘ Gazivoda’ ( Ujman) dhe trafo- stacionin ‘ Vallaç’ ose cilindo objekt kyç infrastruk­turor, prej të cilit varet mbijetesa e serbëve”. Vuçiç është shprehur po ashtu se për hir të paqes e stabilitet­it do të angazhohet për zgjidhje paqësore dhe kompromisi të marrëdhëni­eve në Kosovë dhe nuk do të ndalet derisa serbëve t’u sigurohen të drejta më shumë sesa kanë sot.

 ??  ?? Aleksandar Vuçiç
Aleksandar Vuçiç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania