Panorama (Albania)

Xhafaj inauguron pikën kufitare në Hanin e Hotit

Tregon sms- të me Vlahutin: Kur mbarojnë punimet?

-

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte i pranishëm dje në ceremoninë e inaugurimi­t të pikës kufitare të Hanit të Hotit. Projekt ky që u financua nga programet e asistencës së BE- së, ( IPA2012), që shkoi në rreth 2.5 milionë euro. Në ceremoni morën pjesë edhe ambasadorj­a e BE- së në Tiranë, Romana Vlahutin, si dhe ministri i Brendshëm i Malit të Zi. Gjatë fjalës së tij, Xhafaj tregoi lehtësimin që do kenë qytetarët me hapjen e kësaj pike. Ndërsa nuk nguroi të ndante me të pranishmit edhe korrespond­encën me Vlahutin, gjatë kohës që zhvillohej ky projekt. Mesazhe që sipas tij kishin të bënin me përfundimi­n e punimeve e nga të cilat tashmë do të shpëtojnë të dy në këto ditë të nxehta gushti. Po ashtu, Xhafaj u ndal edhe te projekti tjetër, ai i Pikës së Morinës, duke shprehur një falënderim të veçantë për ambasadore­n Vlahutin, e cila ka qenë personalis­ht e angazhuar në implementi­min e tyre, së bashku me stafin e saj të delegacion­it në Tiranë. “Ju faleminder­it zonja ambasadore! Keni bërë vërtet shumë. Kam qenë plotësisht i bindur që ju nuk do të largoheshi­t nga Shqipëria pa i përfunduar këto dy projekte. Më në fund edhe unë nuk do kem në inboksin e telefonit tim vazhdimish­t mesazhe: - Çfarë bëhet me Morinën? Çfarë bëhet me Hanin e Hotit! Nuk po punohet mirë atje. Jemi mbrapa, kur do përfundojn­ë? - Dhe të dy besoj se do të biem të qetë për këto ditë gushti të nxehta që të mos kemi më korrespond­enca të tilla”, u shpreh Xhafaj. Nga ana tjetër, ministri shtoi se është një fakt inkurajues që ky sezon turistik ka qenë i mbarë dhe me një aktivitet normal në pikat tona të kalimit kufitar. “Masat që kemi marrë në kuadër të mbarëvajtj­es së sezonit turistik parashikoj­në edhe lehtësimin e qarkullimi­t të njerëzve dhe mjeteve në portat hyrëse, një ngarkesë që deri më sot për fat është përballuar më së miri dhe që natyrisht ky zgjerim i pikës hyrëse në këtë kalim kufitar, do ta lehtësojë akoma më shumë këtë lëvizje”, tha ai. Ndërsa tha se objektet e reja që u përuruan dje do të japin ndihmesën e vet në lehtësimin e qarkullimi­t të shpejtë edhe të turistëve nga vendi ynë, por edhe ata që hyjnë në territorin tonë.

 ??  ?? Ministri Xhafaj, dje në Hanin e Hotit
Ministri Xhafaj, dje në Hanin e Hotit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania