Panorama (Albania)

Zbulohet “marketi” ku blejnë armët grupet kriminale

Policia: Arrestuam një 64- vjeçar të dënuar edhe më parë

-

Një 64- vjeçar, që e kishte kthyer shtëpinë në “market” armësh dhe dyshohet se furnizonte personat apo grupet me veprimtari kriminale, është arrestuar dje nga Policia e Tiranës.

Gjatë operacioni­t të koduar “Baza”, që u realizua nga shërbimet e Komisariat­it Nr. 6, në bashkëpuni­m me specialist­ët e Hetimit të Krimeve në Drejtori, u zbulua një arsenal armësh të llojeve të ndryshme. Policia tha se gjeti në shtëpinë e Ramazan Allës, automatikë, pjesë snajperi, si dhe armë të ndryshme sportive. Disa prej armëve u gjetën të çmontuara, ndërsa të tjerat ishin të gatshme për t’u shitur. Burimet thanë se i arrestuari Ramazan Alla ishte proceduar edhe më parë për mbajtje armësh pa leje në vitin 2012. Madje, në atë kohë një oficer policie, me detyrë shef krimesh në një prej komisariat­eve të Tiranës, u arrestua pasi u dyshua se i kishte marrë 3500 euro djalit të Allës, me qëllim që të ndërhynte te prokurori i çështjes për të pushuar hetimet ndaj tij.

OPERACIONI Policia e Tiranës tha dhe se gjatë operacioni­t të koduar “Baza”, ishte zbuluar një bazë, që furnizonte me armë grupet kriminale dhe personat që merren me veprimtari kriminale, ku u sekuestrua një arsenal armësh dhe municion luftarak. “Në vijim të punës për zbulimin dhe vënien para përgjegjës­isë ligjore të autorëve të vjedhjeve me armë të bizneseve apo banesave nga specialist­ët për Hetimin e Krimeve të Komisariat­it Nr. 6, në bashkëpuni­m me Specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë e Policisë Tiranë dhe Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ramazan Alla, 64 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për ‘ Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftar- ak’”, tha dje zyrtarisht Policia. Burimet thanë se ky shtetas kishte përshtatur banesën e tij në një bazë, e cila iu shërbente grupeve kriminale apo personave që merren me veprimtari kriminale për furnizim me armë zjarri. Gjatë kontrollit të ushtruar u gjetën dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri ( automatik model 56 dhe dy pushkë gjysmëauto­matike), 4 armë zjarri të çmontuara ( 3 snajperë dhe 1 armë sportive), dy armë sportive, si dhe municion luftarak i llojeve të ndryshme, silenciato­r e pjesë të ndryshme armësh zjarri. Policia tha se për arsye hetimi nuk bëhen publike të dhëna të tjera.

ARME

zjarri, nga të cilat 3 snajperë të çmontuar, u sekuestrua­n nga Policia e Tiranës në banesën e një 64- vjeçari

 ??  ?? Armët e sekuestrua­ra nga Policia
Armët e sekuestrua­ra nga Policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania