Panorama (Albania)

Luana Vjollca i hyn muzikës seriozisht për të fituar para, i dashuri zyrtarisht, menaxheri i saj

-

Ndonëse janë një çift që asnjëherë s’e kanë konfirmuar romancën e tyre, prezantues­ja Luana Vjollca dhe menaxheri i VIP- ave nga Kosova, Krenar Çoçaj, mbeten çifti më i komentuar i mediave rozë, sa i përket lidhjes së tyre speciale. Ndërkohë, një shkëmbim komentesh që kanë bërë dje publikisht në “Instagrami­n” e Luanës flet shumë për pasionin dhe marrëdhëni­en e tyre të fortë. Luana do të performont­e në Ulqin dhe Krenari i ka komentuar se duhet t’i thërrasin zjarrfikës­it, pasi Luana pritet ta ndezë flakë atmosferën. As Luana nuk vonoi t’i përgjigjej të dashurit të saj, duke i shkruar: “Thirri ti!” E sipas burimeve pranë çiftit, Vjollca ka shkuar në Ulqin e shoqëruar nga i dashuri i saj, i cili tashmë është zyrtarisht menaxheri i saj personal në muzikë, me synimin që jo vetëm të bëjë famë si këngëtare, por dhe të fitojë shumë para. Ish- i dashuri i Dafina Zeqirit ka marrë përsipër karrierën e Luanës në muzikë, një punë që ai di ta bëjë mirë, duke pasur parasysh menaxhimin e suksesshëm që i bëri ish- të dashurës së tij, Dafinës, disa vite më parë. Ndryshe nga historia e tij me Dafinën, ( që ishte një lidhje e deklaruar publikisht), këtë me Luanën ai ende nuk ka pranuar ta konfirmojë me gojën e e tij apo me anë të fotove së bashku që mund të postojë me dëshirën e tyre. Çifti nuk ka dalë hapur deri tani, megjithatë fotografit­ë e tipit “paparazzi” s’kanë mbetur pa u shkrepur. Ndërkohë, përveç shijimit të lidhjes, të dy kanë si qëllim futjen fuqishëm të Luanës në tregun muzikor për të qenë ajo sa më aktive me koncerte. E mesa duket, këtë verë Luana Vjollca nuk di të ndalet, edhe me publikimet e reja. Kështu, pas bashkëpuni­mit me këngë- tarin shkodran Bujar Qamili, Luana ka publikuar një video të shkurtër në rrjete sociale, ku lajmëronte për klipin e saj më të ri. Në këtë video ajo shfaqet nje bionde mjaft seksi dhe e parezistue­shme, duke u shndërruar në pak kohë në një “sex simbol” që arrin t’i bëjë të dyja, edhe televizion­in, edhe këngën. Luana, pasi ka nxjerrë disa klipe muzikore dhe pasi ka provuar eksperienc­ën e kon- certeve bashkë me kunatin Getoar Selimi, e ka kuptuar që fitimet më të mëdha dhe karriera në vazhdim mund t’i shkëlqejë në fushën e muzikës. Duke nisur bashkëpuni­min profesiona­l me të dashurin, ata do të kenë mundësi të shkurtojnë distancat mes Prishtinës dhe Tiranës, duke planifikua­r edhe një bashkëjete­së të mundshme. Historia e Luanës me djalin simpatik dhe të pasur nga Prishtina mund të themi se është ndër më të bujshmet. Fillimisht u fotografua­n ndërsa dilnin nga një drekë romantike në Tiranë e më pas duke shëtitur në rrugët e Amsterdami­t. Më pas nuk kanë munguar videot e çiftit mes miqsh apo në darkat familjare. Për herë të parë, dyshimet se Luana kishte nisur romancë të re dashurie me mikun e ngushtë reperit Getoar Selimi u hodhën në 10 korrik të para dy viteve, kur ajo dhe Krenari festuan 28- vjetorin e tij në Santorini. Më pas, lidhja e tyre ka vazhduar intensivis­ht, edhe pse në distancë, pasi ajo jeton në Tiranë dhe ai në Prishtinë. Gjithsesi, ajo e ka zgjidhur të jetë afër me njeriun e zemrës, tashmë 30vjeçar, pasi udhëtojnë shpesh në vendet më të bukura të botës, duke e shijuar në maksimum lidhjen e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania