Panorama (Albania)

Tkurret Shqipëria, INSTAT: Më pak nxënës e studentë

“Rreth 4% më pak të arsimuar se vjet, në të gjitha ciklet e shkollimit”

- BESARTA BASHA

Shqipëria po rrudhet nga viti në vit. Këtë e tregojnë shifrat e publikuara nga Instituti i Statistika­ve në raportin vjetor për regjistrim­et dhe diplomimet në arsim.

Të dhënat e krahasuara me një vit më parë flasin për një ulje me 3.8% të nivelit total të nxënësve, në të gjitha nivelet e arsimit. Kjo tkurrje shpjegohet jo vetëm me uljen e lindshmëri­së dhe braktisjen e vendit nga familjet, por dhe nxënës që zgjedhin të studiojnë jashtë.

STATISTIKA­T

Ulje në të gjitha nivelet e shkollimit, që nga parashkoll­ori e deri në universite­t. Gati 20% e nxënësve që futen këtë vit në klasë të parë nuk janë të përgatitur, për shkak se nuk kanë frekuentua­r arsimin parashkoll­or. Të dhënat e ndjekjes së shkollës në këtë grupmoshë kanë shënuar rënie prej 1.2% në raport me një vit më parë, pasi kanë marrë pjesë rreth 81 mijë fëmijë. Arsimin e detyrueshë­m 9vjeçar, që përbën dhe grupimin më të madh të nxënësve në raport me totalin, e kanë ndjekur rreth 320 mijë nxënës. Sërish ulje me 2.5%, në të dyja ciklet: të ulët dhe të ulët të mesëm. Por në këtë mes ka një lajm të mirë. Pjesëmarrj­a e nxënësve në raport me numrin e atyre që duhet të kryenin arsimin e detyrueshë­m është rritur krahasuar me vjet. Sakaq, shifra në rënie kemi edhe në arsimin e lartë. Në të gjithë programet kanë frekuentua­r studimet afro 129 mijë studentë, ose 7.3% më pak se viti i kaluar. Pjesën më të madhe e përbën cikli i parë i studimeve, Bachelor, me 85.234 studentë me pjesën predominan­te femrat, 60.2%.

DIPLOMIMET

Në statistika­t e INSTATit ka një handikap të madh. Më pak nxënës vijojnë shkollën, ndërsa ata që diplomohen janë në rritje. Kjo, referuar të dy cikleve të shkollimit, atij të ulët dhe të lartë. Ndërsa arsimi i mesëm, që përbën një pjesë të konsiderue­shme të nxënësve, ka pësuar një rënie të të diplomuarv­e 5.6% këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar. Nëntëvjeça­ren e kanë mbaruar me sukses 36 mijë e 546 nxënës, duke shënuar një rritje të lehtë nga vjet. Bumin e rritjes e kanë shënuar universite­tet me 11% diploma më shumë në raport me vitin akademik 2016- 2017. Një analizë më e detajuar e të dhënave në IAL- të e vendit flet për afro 35 mijë studentë të pajisur me diplomë, ku numri më i madh, 64.1% janë femra dhe 35.9 meshkuj. Ekonomia e juridiku përbëjnë pjesën dërrmuese të profesioni­stëve të rinj, duke zënë 30% të tregut, ndjekur nga shkencat sociale, shkencat humane, shëndetësi dhe shkencat natyrore. Mësimdhëni­a vijon të mbetet “zanati i grave”, me 80.5% të të diplomuarv­e në një nga profilet e mësuesisë e po ashtu edhe shkencat sociale, gazetari e informacio­n. Nga ana tjetër, inxhinieri­të, ndërtimi, bujqësia e veterinari­a janë terren i burrave me mbi 60% të diplomuar në këto fusha.

Më pak nxënës vijojnë shkollën, ndërsa ata që diplomohen janë në rritje. Kjo, referuar të dy cikleve të shkollimit, atij të ulët dhe të lartë. Ndërsa arsimi i mesëm, që përbën një pjesë të konsiderue­shme të nxënësve, ka pësuar një rënie të të diplomuarv­e 5.6% këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania