Panorama (Albania)

Urdhri i ministres së Arsimit: Nga shtatori, s’ka celularë në shkolla

-

Si nxënësit dhe mësuesit nuk mund të përdorin telefonin gjatë orës së mësimit. Ajo që është përfolur edhe më herët, tashmë është bërë urdhër i prerë. Dokumenti i zbardhur me firmën e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, mban datën 30 korrik dhe do të nis zbatimin që këtë vit mësimor, nga data 17 shtator, kur pritet nisja e vitit të ri shkollor. “Urdhëroj ndalimin e përdorimit të telefonit celular gjatë procesit mësimor nga mësuesit dhe nxënësit, në të gjitha shkollat e arsimit parauniver­sitar. Njësitë arsimore vendore dhe drejtorët e shkollave janë përgjegjës për zbatimin e këtij urdhri dhe për marrjen e masave sipas akteve normative në fuqi në rast të shkeljes së tij”, nënvizohet në urdhrin e ministres. Urdhri i ri është përshëndet­ur thuajse nga të gjithë, ndërsa ka dhe nga ata që e shikojnë zbatimin e tij me skepticizë­m. Për disa mësues, problem përbëjnë edhe tabletat, mp3, laptopët apo diktofonët, të cilat sipas tyre duhet të ishin parashikua­r në urdhër. Ndonëse nuk dihet ende sesi do të zbatohet ky urdhër, thuhet se do të ketë penalizime për shkelësit: konkretish­t masë deri në përjashtim nga mësimi apo shkolla për nxënësit që përsërisin një sjellje të tillë si dhe pezullim e deri në përjashtim nga puna në rastin e mësuesve. Kjo nuk është një praktikë e re në botë. Vetëm pak ditë më parë, Parlamenti francez miratoi ligjin që ndalon përdorimin e smartphonë­ve dhe tabletëve për të gjithë nxënësit deri në moshën 15 vjeç në shkolla. Sipas ligjit, të gjitha pajisjet elektronik­e telefonike ose jo duhen lënë në shtëpi ose të mbahen të mbyllura deri në përfundim të mësimit.

 ??  ?? Faksimile e urdhrit të ministres Nikolla
Faksimile e urdhrit të ministres Nikolla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania