Panorama (Albania)

Eni Vasili bën bashkë të majtë e të djathtë në promovimin e librit të saj

-

Gazetarja dhe moderatorj­a e emisionit “Studio e Hapur” në “News 24”, Eni Vasili, mbylli një sezon shumë të suksesshëm televiziv. Ajo u shfaq tri herë në javë me emisionin e saj, duke siguruar një audiencë impresionu­ese. Por siç e dimë, gazetarja Vasili ka pasion edhe librat. Ajo ka sjellë një tjetër libër tronditës. Pas rrëfimeve te “Unë kam vrarë”, Vasili tashmë sjell librin “Zëra nga errësira”, që u promovua dje në Universite­tin Europian të Tiranës nën logon e “UET- Press” dhe “Institutit Europian Pashko”.

Shtatë personazhe, disa pasardhës të familjeve të vjetra shqiptare dhe pjesa tjetër fillimisht kundërshta­rë politikë të të parëve rrëfejnë ferrin e kampeve të internimit dhe burgjeve të regjimit komunist, ku kanë jetuar të gjithë për shumë vite. Eugjen Merlika, Klara Merlika, Daut Gumeni, Maks Velo, Rrahman Parllaku, Bashkim Shehu, Simon Miraka dhe Gjon Rrethi vijnë në intervista që hedhin dritë mbi atë çfarë ka ndodhur me njeriun nën diktaturë. Këto rrëfime janë dhënë në emisionin “Studio e hapur” në “News 24”. Gazetarja Eni Vasili, duke shpjeguar arsyet që e shtynë t’i kushtonte hapësirë të veçantë, në emision e më pas në libër, temës së përballjes me të shkuarën komuniste, thotë se “28 vjet prej kohës kur u rrëzua komunizmi në Shqipëri, ende nuk kemi një proces të përballjes me të shkuarën, ende nuk ka një proces të mirëfilltë të dekomunist­izimit të shoqërisë sonë”. Më pas, ajo vazhdon: “Nuk gënjej kur them se jam shokuar dhe jam përlotur në çdo intervistë. Janë jetë tronditëse, të cilat e bënë t’i shkruaj në një libër, pasi shpesh intervista­t e televizion­eve nuk kanë kujtesë më vonë. E realizova me ‘ UET’, me ‘ News 24’, që i falënderoj sepse janë rrëfime që zbardhen pasi kanë tendencën që të lihen në harresë”. Në këtë kontekst ende të pasistemua­r e pandriçuar, intervista­t e realizuara prej Eni Vasilit, si dëshmi në vetë të parë e autentike, janë copëza historie të individëve, por mund t’i konsideroj­më fare bukur si pjesëza të një tabloje të madhe të historisë sonë kombëtare.

Në galerinë e fotove të aktiviteti­t vëmë re që të pranishëm janë politikanë të majtë e të djathtë, artistë dhe shkrimtarë, të gjithë bashkë, ashtu siç shkojnë edhe në panelin e emisonit të suksesshëm “Studio e Hapur”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania