Panorama (Albania)

Pensionet, si vërtetohen vitet me dosjet para ‘ 94

Nga dosjet e humbura te vitet e punës pa dokumente, kreu i ISSH flet për sfidat në lidhje me pensionet: Problem, periudhat para 1994

-

Një ndër problemati­kat më të mëdha për të lidhur pensionin, është ajo e vërtetimit të viteve të punës. Janë dy periudha, për të cilat po hasen probleme. Periudhat para vitit 1994 dhe ato pas këtij viti.

Dosjet e punës, apo siç njihen borderotë, së ndërmarrje­ve shtetërore të viteve para demokracis­ë, shpesh janë të dëmtuara, të shënuara me laps apo edhe të humbura. Ndërsa për periudhën pas vitit 1994, problem mbetet puna e pasiguruar. Pra, puna në të zezë ose rastet kur biznesi nuk i ka derdhur sigurimet në Tatime. Në një intervistë për “SCAN Magazine”, Hado njeh këto dy probleme dhe tregon si ndikojnë ato në lidhje me pensionin. Ai sqaron se pjesa më e madhe e ankimeve të qytetarëve vjen për këto çështje.

Cilat janë sfidat kryesore, me të cilat përballet aktualisht Instituti i Sigurimeve Shoqërore?

Sfidat kryesore, me të cilat përballet sot Instituti i Sigurimeve Shoqërore është mbulimi i të gjithë popullatës me elemente të sigurimeve shoqërore dhe, kryesisht zona rurale, që është edhe detyrim i ISSH- së; caktimi dhe llogaritja e saktë dhe në kohë e pensioneve, si dhe saktësimi i periudhave të sigurimit ose vjetërsisë në punë, kryesisht para 1994- s.

Problemati­kat më të mëdha, me të cilat ISSH- ja po ndeshet, lidhen me saktësimin e periudhave të punës të realizuara para vitit 1994, për shkak të humbjes së dokumentac­ionit, djegies së tij, mosruajtje­s në kushte normale, mungesës së evidentimi­t të saktë, gabimeve në gjeneralit­ete dhe natyrës së punës – ga- bime të kryera nga ish- shefat e kuadrit të kohës etj. Kjo problemati­kë me dokumentac­ionin e vjetërsisë në punë përbën edhe pjesën kryesore të ankimeve, pakënaqësi­ve dhe proceseve gjyqësore që po zhvillohen. Ndërsa sfidat kryesore të sistemit të sigurimeve shoqërore janë të karakterit demografik, që detyrimish­t të çojnë në sfida financiare dhe të qëndrueshm­ërisë gjithashtu financiare. Rritja e jetëgjatës­isë, rënia e lindshmëri­së, lëvizja e lirë e krahut të punës drejt tregjeve dhe vendeve më të zhvilluara krijojnë probleme të mëdha, që lidhen me numrin e kontribuue­sve dhe të pensionist­ëve.

A ka probleme me kontribute­t e pas viteve ’ 90? Ku konsistojn­ë ato më së shumti dhe si mund të zgjidhen?

Skemat e pensionit, si në funksionim, si në administri­m, varen nga ngjarje dhe faktorë që kanë ndodhur më herët dhe jashtë ndikimit të sigurimeve shoqërore, pra sigurimet shoqërore janë pasojë dhe jo shkak i ndodhive dhe faktorëve. Gjithë problemati­ka e shoqërisë automatiki­sht reflektohe­t edhe në funksionim­in e sigurimeve shoqërore; p. sh. trazirat e vitit 1997, megjithëse nuk kishin të bënin me sigurimet shoqërore, kanë ndikim shumë të madh, pasi gjatë asaj periudhe u dogjën mjaft dokumente, që vërtetonin periudhat e punës apo të sigurimit. Po kështu, problemati­kat që kanë shoqëruar ekonominë ndër vite, si informalit­eti, mospagimi i detyrimeve, borxhet, falimentim­et etj., janë shkak për vështirësi­të dhe problemet që ne sot hasim. Për të ardhur direkt te pyetja juaj, problemet që hasim për periudhat e sigurimit pas viteve ‘ 90, konsistojn­ë në mosdeklari­m të të punësuarve dhe që qytetarët e konstatojn­ë kur dalin në pension – deklarimi i tyre, por mospagimi i detyrimeve nga ana e subjekteve dhe, për rrjedhojë, nuk njihen si periudha sigurimi; sigurimi me paga minimale dhe mbi pagat reale që realisht janë paguar. Një problem tjetër është edhe mungesa e listëpages­ave nga subjekte të caktuara, ose muaj të veçantë. Për entet shtetërore kemi kërkuar dorëzimin e kopjeve që ata kanë dhe parashikoj­më që këtë proces ta vazhdojmë dhe me kompanitë private që janë në aktivitet, por duke i kontrollua­r nëse janë apo jo debitorë, i kanë paguar apo jo.

 ??  ?? Kreu i ISSH, Astrit Hado
Kreu i ISSH, Astrit Hado

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania