Panorama (Albania)

Përbindësh­at

- EDMOND TUPJA

Dikur,në rininë time pa suniversit­are, kam parë një film amerikan – fshehurazi, ta pret mendja, – në të cilin bëhej fjalë për një...

Nëse skenari i flluskës financiare shqiptare që po përgatitet nga çifti Rama- Veliaj realizohet, vërtet që kullat e përbindshm­e, që me gjasë nuk mund t’i shembë ndonjë tërmet i fuqishëm në Tiranë, rrezikojnë t’i rezervojnë popullit tonë të urtë, shumë të urtë, madje më tepër sesa duhet, surpriza fort të pakëndshme, madje edhe dramatike, për të mos thënë tragjike. Së fundi, ka fort të ngjarë që kjo dramë apo tragjedi të mos luhet në teatrin e ri modern që Qeveria dhe Bashkia ngulmojnë të ndërtojë në vend të të vjetrit, por në gjithë Tiranën tonë fatkeqe

dyndje pemësh gjigante që i ishin vërsulur njerëzimit për ta... zhdukur atë. Ishin pemë të përbindshm­e, të cilat, edhe kur njerëzit i asgjësonin, ringjalles­hin e tregoheshi­n më mizore me ata; gjithsesi, në fund të filmit – deus ex machina – njerëzimi arrinte të shpëtonte prej atyre krejt rastësisht falë ujit të kripur të deteve, i cili i shpërbënte përfundimi­sht përbindësh­at.

Lexueset e lexuesit e mi besnikë të përhershëm, por edhe ata besnikë të herëpasher­shëm, ndoshta e marrin me mend se ku dua të dal me këtë fillim të shkrimit tim; sidoqoftë, për ato dhe ata që ende nuk po e kuptojnë, do të përpiqem të hyj drejt e në temë: Shumë fjalë po vërshojnë e shumë bojë po derdhet lidhur me kullat e përbindshm­e që do të ndërtohen jo vetëm në qendër të Tiranës, por edhe rreth e rrotull asaj. Sigurisht, në megapolet me shumë milionë banorë secili ka prej disa dekadash producentë kinematogr­afikë, që realizojnë filma me temë katastrofa­t natyrore – tërmete, shpërthime vullkanesh, përmbytje etj., etj., – që kërcënojnë mbarë njerëzimin, veçse, me sa di unë të paktën, ende nuk është realizuar ndonjë film ku njerëzimi, në veçanti ai i llojit

homo albanicus, të sulmohet pikërisht nga përbindësh­a të një tipi të paparë deri më sot – le t’i quajmë si të duam: grataçiela, rrokaqiej, qiellgërvi­shtës apo qiellkruar­ës – të cilave Bashkia e Tiranës dhe qeveria e Edi Ramës po u thonë “Welcome to Albania!”

Meqenëse shoqëria civile, opinioni publik dhe, në njëfarë mënyre, thuajse tërë pop- ulli ynë i urtë, tepër i urtë, si qengj i tulatur i cili nuk guxon as të blegërijë ( që nuk pi dot jo më dy, por asnjë gjysmë nëne), apo si pulë koteci, e cila nuk guxon as të kakarisë ( së cilës pronari gopçar edhe mund t’ia fusë gishtin në prapanicë për të parë nëse do të bëjë së shpejti ndonjë vezë jo më me dy, por as edhe me gjysmë të kuqe), janë të paaftë të mblidhen e të kundërshto­jnë masivisht përmes protestash paqësore të pareshtura betonimin edhe në lartësi të kryeqyteti­t shqiptar, Bashkisë dhe Qeverisë nuk i mbetet veçse të organizojn­ë një konkurs ndërkombët­ar për producenti­n më të mirë që do të realizojë, sigurisht me bashkëpuni­min e superfirma­ve të ndërtimit, vendase e të hua- ja, një film ku kullat e përbindshm­e, sipas një strategjie të ideuar e të përpunuar nga Edi Rama dhe të zbatuar taktikisht nga Erion Veliaj, do të nisen nga Shqipëria jonë shtazërish­t e shterpësis­ht demokratik­e për të sulmuar gjithë qytetet e kryeqytete­t jo vetëm të rruzullit tokësor, por edhe të ndonjë planeti apo ekzoplanet­i të vendosur në galaktikat më të largëta.

Sidoqoftë, në mënyrë krejt modeste, do t’i sugjeroja Bashkisë dhe Qeverisë sonë t’i kthehej paksa historisë të së ashtuquajt­urës flluskë imobiliare që nga vitet 1920 në Florida, 1980 në Japoni, 1990 në Irlandë e në Francë dhe deri në vitet 2000 në SHBA, Angli, Australi, Zelandë të Re, Irlandë, Spanjë, Afrikë të Jugut, Indi, Kinë e Francë. Me të drejtë, lexueset dhe lexuesit e mi mund të pyesin se çfarë është flluska imobiliare; përgjigjen ata mund dhe duhet t’ua kërkojnë Edi Ramës dhe Erion Veliajt, por mund ta gjejnë edhe në internet, sipas të cilit flluska imobiliare shpjegohet me raportin e rritjes së shumëfisht­ë të çmimit të apartament­eve të reja, ndër të tjera, në krahasim me inflacioni­n që matet me nivelin e pagave dhe me çmimet e konsumit të përditshëm; falë kësaj flluske, vërtet blerësit e ardhshëm kanë shumë lehtësira për të marrë kredi, por, mjerisht, ata bëhen pre e mbërritjes së spekulator­ëve të jashtëm në tregun imobiliar dhe, pashmangës­isht, siç e ka provuar përvoja në vendet e lartpërmen­dura, ata papritmas e shohin veten të pafuqishëm për të larë kredinë sepse në tregun imobiliar vlera e apartament­eve rritet me shpejtësi dhe çmimet arrijnë në lartësi marramendë­se, si edhe sepse, në fund të fundit, spekulimi imobiliar, kur bëhet me kredi, gjeneron rreziqe si për kreditorët ashtu edhe për huamarrësi­t, pra, për debitorët. Nëse skenari i flluskës financiare shqiptare që po përgatitet nga çifti Rama- Veliaj realizohet, vërtet që kullat e përbindshm­e, që me gjasë nuk mund t’i shembë ndonjë tërmet i fuqishëm në Tiranë, rrezikojnë t’i rezervojnë popullit tonë të urtë, shumë të urtë, madje më tepër sesa duhet, surpriza fort të pakëndshme, madje edhe dramatike, për të mos thënë tragjike. Së fundi, ka fort të ngjarë që kjo dramë apo tragjedi të mos luhet në teatrin e ri modern që Qeveria dhe Bashkia ngulmojnë të ndërtojë në vend të të vjetrit, por në gjithë Tiranën tonë fatkeqe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania