Panorama (Albania)

NATO merr Kuçovën, Rama: Baza e parë ajrore në Ballkan

“Hazbi Serani ra me avion gjatë stërvitjes së Ministrisë”

-

Baza ajrore e qytetit të Kuçovës pritet të shndërrohe­t në një ndër bazat e para dhe të rëndësishm­e të NATO- s në Ballkanin Perëndimor.

Pas vendimit të miratuar nga Këshilli i Aleancës së Atlantikut, baza ushtarake e Kuçovës, që aktualisht shërben edhe si muzeu më i madh i Forcave të Armatosura Shqiptare, pritet të pësojë një investim të konsiderue­shëm prej 50 milionë eurosh, vetëm për rinovimin e saj. Aktualisht, kjo bazë njihet në terminolog­jinë e ushtrisë si Reparti Ushtarak 3362 Kuçovë, ndërkohë që më parë është quajtur Reparti 23 Peza. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, ky repart u krijua si formacioni i parë luftarak i Forcave të Armatosura Shqiptare, për të mbrojtur hapësirën ajrore. Kjo bazë është hapur më 15 maj të vitit 1995. Ndërkohë që në korrik të vitit 1957 në këtë aerodrom u ul për herë të parë avioni bombardues JI- 28, i cili hyri në armatimin e Aviacionit tonë Luftarak. Në dhjetor, në Kuçovë ulet një avion transporti anglez “Skymaster”.

PILOTI Ish- piloti i Forcave të Armatosura, Viktor Vangjeli, aktualisht në pension, ka rrëfyer për Top Channel se ka qenë pjesë e këtij reparti që nga viti 1963 deri në vitin 1990. Vangjeli ka zhvilluar trajnimin në Bashkimin Sovjetik dhe më pas në Kinë, ndërkohë që në Shqipëri ka pilotuar për herë të parë avionin MIG 15. “Kam shkuar në Bashkimin Sovjetik në vitin ‘ 59, por për të luftuar në avion bombar- dues. Mbasi u prishën marrëdhëni­et atëherë, meqenëse ishim njerëz të dërguar për pilotë, na dërguan më pas në Kinë. Kam mbaruar në Kinë në vitin ‘ 61-’ 63. Unë kam pilotuar me avionin MIG- 15, më vonë erdhi një kuadër e MIG 17- ës dhe në vitin 19691970 kaluam në Rinas në avionin MIG 19. Deri në vitin 1990, në tre mars, deri sa dola në pension’, ka thënë ish- piloti. Viktor Vangjeli ka kujtuar dhe pilotët që kanë rënë në krye të detyrës. Sipas tij, për shkaqe të teknikës së dobët të kohës kanë humbur jetën 8 pilotë shqiptarë. Sipas ish- pilotit, në vitin 1972 ka humbur jetën zëvendësko- misari i regjimit, Hazbi Serani, i cili ra me avion gjatë stërvitjes së Ministrisë së Mbrojtjes në Belsh të Elbasanit. “Në periudhën nga krijimi i regjimenti­t deri në periudhën e viteve ’ 90 kanë rënë 8 pilotë, të cilët kanë qenë shokë të mirë. Ra në krye të detyrës zëvëndësko­misari i regjimenti­t Hazbi Serani nga Mallakastr­a, në stërvitjen e Ministrisë së Mbrojtjes në Belsh në vitin 1972 dhe kjo për faj të teknikës”, ka thënë Vangjeli.

DISKUTIMET Diskutimet për ndërtimin e bazës së NATO- s në Sh- qipëri kanë qenë të hershme. Në muajin prill të këtij viti, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë vizitës në SHBA është propozuar ideja për ndërtimin e bazës ushtarake të NATO- s në Shqipëri. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, Xhaçka gjatë takimit me sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis, kërkoi nga SHBA që NATO të ndërtojë një bazë ushtarake në Shqipëri për të demonstrua­r se kjo zonë nuk harrohet nga aleatët. Ministrja shqiptare u sugjeroi amerikanëv­e të shikojnë mundësinë që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria paraqiti disa ide për të vënë në dispozicio­n baza tokësore, ajrore dhe detare në mënyrë dypalëshe me SHBA- në ose NATO- n.

Këtë vendim e ka bërë të ditur dje Kryeminist­ri Edi Rama me një postim në faqen e tij të “Facebook”- ut, duke e cilësuar si “një lajm shumë të mirë” për Shqipërinë. Në postimin e tij, Rama ka bërë të ditur se NATO- ja ka vendosur që me fondet e saj dhe në bashkëpuni­m me qeverinë shqiptare të investojë në vendin tonë në bazën ajrore të Kuçovës, 50 milioë euro. Sipas tij, kjo shumë e konsiderue­shme do të investohet në Shqipëri vetëm në fazën e parë të modernizim­it të kësaj baze ajrore. “Një lajm shumë i mirë! Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor. Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partnerite­t me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milionë euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizim­in e bazës ajrore të Kuçovës”, shkruan Rama. Projekti Baza ajrore e Kuçovës, sipas Kryeminist­rit Rama, do të shërbejë si bazë ajrore e NATO- s për furnizimin ajror, mbështetje­n logjistike dhe për ruajtjen e hapësirave ajrore. Në këtë bazë do të kryhen gjithashtu trajnime dhe stërvitje të Forcave të Armatosura të NATO- s. Për kreun e qeverisë, ky investim në bazën e Kuçovës do të sjellë një standard të ri për Forcat e Armatosura Shqiptare. “Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetës­e për NATO- n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trajnime dhe stërvitje të Aleancës. Kuçova do të shërbeje njëkohësis­ht edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe ky investim strategjik i NATO- s në Shqipëri do të sjellë një standard të ri për Forcat tona të Armatosura”, ka theksuar Kryeminist­ri. NDIKIMI Në statusin e tij, kreu i qeverisë ka theksuar se projekti i investimev­e në bazën ajrore të Kuçovës do të sjellë zhvillim ekonomik dhe social për këtë qytet. Për shefin e qeverisë, vendimi që u miratua në Këshillin e Atlantikut të Veriut do të dërgohet për miratim edhe në Kongresin Amerikan. “Pa dyshim, një investim i këtyre përmasave krijon mundësi të reja për zhvillimin ekonomik e social të të gjithë rajonit, ku plani- fikohet ndërtimi i kësaj baze të re ajrore të teknologji­së së fundit. Paralelish­t, po zhvillohen diskutime direkte me partnerin tonë strategjik, SHBA, për modernizim­in e mëtejshëm të kapacitete­ve ajrore shqiptare. Së shpejti, pritet që vendimet e përbashkët­a të këtyre diskutimev­e do të shkojnë për miratimin e Kongresit Amerikan”, është shprehur Kryeminist­ri Rama.

 ??  ??
 ??  ?? AVIONET MIG NE BAZEN AJRORE TE KUCOVES
AVIONET MIG NE BAZEN AJRORE TE KUCOVES
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Ish- piloti i Forcave të Armatosura, Viktor Vangjeli
Ish- piloti i Forcave të Armatosura, Viktor Vangjeli
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania