Panorama (Albania)

Shkolla nis më 17 shtator, të gjithë drejtorët në testim

“133 mijë nxënës e studentë braktisën shkollën nën qeverisjen e Ramës”

-

Firimi i nxënësve e studentëve që ndjekin shkollat, sipas raportit vjetor të Institutit të Statistika­ve, për Partinë Demokratik­e do të thotë braktisje e shkollës. Në një deklaratë një ditë pas publikimit të të dhënave, Partia Demokratik­e ka denoncuar faktin, duke bërë përgjegjës­e për këtë qeverinë Rama për shkak se nuk po i kushton vëmendje arsimit. Nga selia blu, deputetja e njëherësh kryetarja e Komisionit të Medias dhe Edukimit në Parlament tha se kjo situatë është një kambanë alarmi për rininë. “Sot jemi në ditët më dramatike që arsimi po përjeton prej kalimit në demokraci pas viteve 1990. Braktisja e shkollave nga 133 mijë të rinj në 4 vjet është kambanë alarmi për rininë, se sa kohë të jetë Edi Rama Kryeminist­ër, as punë nuk do të ketë për ta, as profesioni­stë nuk do të bëhen dot. 1 në 6 nxënës dhe studentë i kanë braktisur shkollat, sepse Edi Rama nuk ka prioritet arsimin dhe rininë. Duke mbajtur rininë të paarsimuar, duke larguar më të mirët, Edi Rama e ka më të thjeshtë të vazhdojë të bashkëqeve­risë me krimin në një vend ku nuk nderohet më i miri, por trafikanti i drogës dhe qeveritarë­t e korruptuar”. Sipas deputetes, varfëria është armikja kryesore për këtë gjendje në arsim, edhe kjo e shkaktuar nga qeverisja aktuale. “Braktisja e shkollave në 4 vjet nga 133 mijë nxënës e studentë është tregues se si varfëria e thelluar këto 4 vjet është kthyer në armiken kryesore të arsimit. 1 në 6 fëmijë e të rinj kanë braktisur shkollat sepse, siç pohojnë raportet e Bankës Botërore, Departamen­tit të Shtetit, UNICEF- it, prindërit nuk kanë para për të blerë librat, nuk kanë me se t’i ushqejnë fëmijët, nuk sigurojnë dot 3 vakte ngrënieje, nuk paguajnë dot faturat e larta të ujit, energjisë elektrike apo taksat e tjera të larta që rëndojnë mbi ta!”, deklaron Vokshi. Në deklaratën për mediat, opozita përmes përfaqësue­ses së saj ndalet dhe të universite­tet e braktisura, pas ligjit të arsimit të lartë dhe problemati­kat që ka shkaktuar ai. “1 në 4 studentë ka braktisur universite­tet në 4 vitet e qeverisjes së Edi Ramës, sepse ligji ‘ Rama’ për arsimin e lartë ka dështuar, mosnxjerrj­a e akteve nënligjore ka penalizuar dhjetëra mijëra studentë. Rritja e tarifave për pranimin në universite­te, mbyllja e universite­teve në disa qytete, mosmbështe­tja financiare për të rinjtë që vijnë nga familje të varfra kanë bërë që 44 mijë studentë të braktisin universite­tet në vend. Plot 20 mijë student janë larguar nga degët Biznes Administri­m dhe Ligj sepse bizneset Rama i bën me klientë të paracaktua­r dhe ligji nuk i duhet se e bën vetë”, nënvizon deputetja. Në fund, Vokshi apelon medoemos ndryshimin e qeverisjes si të vetmen mënyrë për të ndalur shkatërrim­in e arsimit. Në këtë deklaratë, deputetja garanton se me të ardhur PD në pushtet, e para gjë që do të bëjë është shfuqizimi i arsimit të lartë, ndërsa dha një sërë premtimesh për mbështetje­n e nxënësve. “Partia Demokratik­e do të sigurojë tekste falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin publik, pa përjashtim. Do të sigurojë mbështetje për nxënësit e studentët e familjeve në nevojë. Do mbështesë financiari­sht nxënësit e talentuar e të shkëlqyer. PD do të mbështesë mësuesit e pedagogët, duke siguruar kushte të mira e dinjitoze punë”.

 ??  ?? Vokshi, dje gjatë deklaratës
Vokshi, dje gjatë deklaratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania