Panorama (Albania)

Berisha kundër ndarjes së Kosovës, Thaçi shpërthen: I dhe naftë Milloshevi­çit

Ish- Kryeminist­ri: Ndarjen e kanë kërkuar gjithmonë serbët. Presidenti: Burgose Adem Jasharin, strehove Bin Ladenin e Arkanin

-

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë mbajtur qëndrime të ashpra dhe tërësisht të kundërta në debatin për kufijtë e Kosovës. Berisha në një takim të zhvilluar në zyrën e tij në Tiranë me një delegacion nga Lugina e Preshevës është shprehur kategoriki­sht kundër propozimit të Thaçit për rishikim të kufijve me Serbinë. Ish- Kryeminist­ri ka kujtuar se ky është një propozim i hershëm i palës serbe dhe ka për qëllim copëtimin dhe ndarjen e Kosovës. Për Berishën, Kosova nuk i ka asnjë borxh Serbisë dhe asnjë pëllëmbë tokë të territorit të saj për të ndarë, duke kundërshtu­ar atë që e quan ide dhe përpjekje të Beogradit për Serbinë e Madhe në kurriz të Kosovës. Por duke “harruar” të gjitha vlerësimet e mëparshme në drejtim të Berishës, Thaçi në një reagim të fortë në profilin e tij në “Facebook” ka deklaruar se nuk pranon këshilla nga të dëbuar me votë masive nga skena politike dhe nga ata që në mes viteve 1992- 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake e Sllobodan Milloshevi­ç.

SALI BERISHA Është fakt i pamohueshë­m se Serbia gjithnjë ka dashur t’ju përdorë si plaçkë tregu dhe për shkëmbim territores­h. Personalis­ht, unë kam qenë dhe jam gjithnjë për paprekshmë­rinë e kufijve të Kosovës dhe çdo lloj copëtimi, ndarje apo tregtie me territorin e saj dhe kundër çdo diskutimi për këto çështje. Mendoj, se të njohësh të drejtën e Serbisë, fuqisë së humbur nga lufta, të paraqesë pretendime territoria­le ndaj Kosovës është gabim i madh dhe historik, është në një farë mënyre një zhbërje e qëllimit dhe rezultatit të luftës dhe kapitullim­it të Serbisë. Por kjo është edhe një zhbërje e Kosovës së çliruar në vitin 1999, të njohur në dokumentet ndërkombët­are dhe nga mbi 115 shtete, përfshi këtu 95% të vendeve të lira të botës. Theksova se Republika e Kosovës është shpallur dhe njohur si shtet i pavarur me kufijtë e saj aktualë ndërkombët­arë, ndaj Serbia nuk ka asnjë të drejtë dhe nuk duhet t’i njihet asnjë e drejtë për të pretenduar qoftë edhe një pëllëmbë toke të territorit të Kosovës. Duke theksuar se Kosova nuk i ka asnjë borxh Serbisë dhe se ajo nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të territorit të saj, pasi e kundërta është e vërtetë, u shpreha se të pranosh idenë e ndarjes së Kosovës në një mënyrë apo në një tjetër mbështet idenë dhe përpjekjen e Beogradit për Serbinë e Madhe në kurriz të Kosovës. Në rajonin tonë, zona me tri komuna minoritare si Mitrovica janë disa dhe hapja e një precedenti që kërkojnë serbët në Mitrovicë do minonte paqen dhe stabilitet­in në mbarë rajonin. Minoriteti serb në Kosovë, në përputhje me Dokumentin e Ahtisarit është shpallur superminor­itet. Atij i janë dhënë dhe garantuar të drejta që nuk i ka asnjë minoritet në Europë, ndaj pretendimi i Serbisë për tri Komunat e Mitrovicës nuk ka të bëjë aspak me garantimin e lirive dhe te drejtave të serbëve, por ka të bëjë vetëm me vazhdimin e idesë së serbomadhi­së dhe është pretendim territoria­l ndaj një shteti sovran të pavarur me qëllim zhbërjen e Kosovës! Theksova se nuk ka asnjë dallim edhe në rastin e “shkëmbimit” të territorev­e, pasi kanë qenë serbët ata që kanë kërkuar gjithnjë dhe me insistim patologjik, edhe para shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, ndarjen apo tregtinë me territoret e saj. E vërteta është se në këtë rast Serbia kërkon të bëjë tregti, të përdorë si plaçkë tregu territoret shqiptare, pasi ajo është e shqetësuar nga zgjimi gjithnjë e më i madh i vetëdijes kombëtare te banorët shqiptarë të Pazarit të Ri. Për të gjitha këto jam kategoriki­sht kundër dhe se kam bindje se këto përpjekje destabiliz­uese të Serbisë do të dështojnë. Theksova se çdo marrëveshj­e dhe çdo zgjidhje duhet të jetë një marrëveshj­e midis dy vendeve të pavarura që njohin dhe respektojn­ë integritet­in territoria­l të njëri- tjetrit. Ju nuk duhet në asnjë mënyrë të bëheni shkak për këto pazare. Lugina duhet të jetë luginë paqeje, bastion i pamposhtur i vlerave, botës shqiptare dhe europiane, me qytetarë të barabartë para ligjit dhe në rast se Serbia nuk pranon këto parime, vetëkuptoh­et që ajo nuk kërkon marrëveshj­e, por konfliktua­litet dhe destabiliz­im!

HASHIM THAÇI Jo ndarje të Kosovës, jo shkëmbim të territorev­e, po bashkim të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën, në kuadër të korrigjimi­t të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, në procesin e dialogut për normalizim­in e marrëdhëni­eve ndërshtetë­rore në mënyrë paqësore. Ky proces, nëse tregohemi të mençur dhe të bashkuar, do të përmbyllet me njohje reciproke Kosovë– Serbi dhe Kosova do të anëtarësoh­et në të gjitha organizata­t ndërkombët­are: në BE, NATO dhe OKB. Nuk duhet t’i përsërisim gabimet siç na ndodhën me vonesën për themelimin e Ushtrisë së Kosovës apo dhe me votimin e vonuar të demarkacio­nit me Malin e Zi. Për procesin e dialogut dhe marrëveshj­en paqësore, Kosova e ka mbështetje­n e plotë të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë rrugëtim të përbashkët, Kosova nuk do ta ketë asnjë mëdyshje, sepse liria dhe pavarësia e Kosovës është produkt i sakrificës sonë dhe i mbështetje­s euroatlant­ike. Institucio­neve të Republikës së Kosovës sot më së paku iu duhen këshillat e të dëbuarve me votë masive nga skena politike. Veçanërish­t të atyre që në mes viteve 19921997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milloshevi­ç. Ata, duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmër­i që rezervuarë­t e tankeve dhe autoblinda­ve të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombët­are kishte vënë sanksione kundër Milloshevi­çit. Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimi­t botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëv­e të Kosovës. Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandanti­n legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit, dhe UÇK- në e etiketuan si terroriste. Këta që sot kundërshto­jnë vullnetin e shqiptarëv­e të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare.

 ??  ?? Berisha me përfaqësue­sit e Luginës së Preshevës
Berisha me përfaqësue­sit e Luginës së Preshevës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania