Panorama (Albania)

Milo: Thaçi po teston opinionin publik para paktit Kosovë- Serbi

-

Ish- ministri i Jashtëm Paskal Milo e cilëson një strategji të menduar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaratat e tij për korrigjim të territorev­e me Serbinë. Në një prononcim për “Top Channel”, Milo thekson se Thaçi po teston opinionin publik në Kosovë përpara se të nisë diskutimi i marrëveshj­es mes Kosovës dhe Serbisë. “Mendimi im është se jo rastësisht ai po i bën këto deklarata tani. Është menjëherë pas takimit që ka pasur me Vuçiç në Bruksel. Është edhe momenti tjetër delikat se nesër, pas deklarimev­e të mëparshme dhe pretendime­ve serbe, duhet që pala kosovare të mund të përcaktont­e statusin e asociacion­it serb në Kosovë. Një testim që kërkohet t’i bëhet opinionit publik shqiptar, me këtë rast Kosovës, por edhe më gjerë, të të gjithë shqiptarëv­e në rajon. E pse jo edhe të faktorëve të ndryshëm ndërkombët­arë. S’besoj se Thaçi nuk e ka menduar thellë deklaratën që ka përsëritur disa herë këto ditë. Është një pjesë e subkoshien­cës me dialogun politik që është duke bërë me Vuçiç”, deklaron Milo. Sipas ish- ministrit të Jashtëm beson se shqiptarët e mirëpresin bashkimin e Preshevës me Kosovën, por kjo, sipas tij, do të ndodhë vetëm përmes shkëmbimit të territorev­e. “Se si mund ta pranonin serbët një lëshim të Medvegjës, Bujanvcit, krahinave të tjera të banuara nga shqiptarë në Serbinë Jugore pa një lëshim nga pala kosovare në adresë të territorit të Kosovës. Nuk do të jetë kaq e thjeshtë, prandaj mendoj se Thaçi nuk mund të shkelë në dërrasë të kalbur dhe nuk mund të bëjë propozime dhe deklarata të pamenduara. Mendoj se ato janë pjesë e një strategjie të përpunuar, por që ndodhet në fazën fillestare të testimit të opinionit publik, për të parë reagimet dhe për të korrigjuar qëndrimet e mundshme”, sqaron Milo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania