Panorama (Albania)

“Opozita të zgjohet e të përshëndes­ë vendimin e NATO- s”

-

Kryetari i Grupit të PS- së, Taulant Balla, ka shfrytëzua­r vendimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut për ngritjen e bazës ajrore në Kuçovë, për të ironizuar qëndrimet e opozitës. Në një status në “Facebook”, Balla e ka quajtur vendimin e NATO- s si historik për Shqipërinë. Ndërkohë që ka thënë se opozita duhet të zgjohet nga gjumi dhe ta përshëndes­ë këtë vendim të rëndësishë­m. “NATO merr vendimin historik për Shqipërinë, duke e shndërruar bazën e Kuçovës në bazë ajrore mbështetës­e të NATO- s për furnizim ajror, mbështetje­n logjistike, mbështetje­n e policimin ajror, si dhe për trajnime dhe stërvitje të Aleancës së Atlantikut Verior. Ky vendim historik i Këshillit të Atlantikut vjen menjëherë pas Samitit të NATO- s në Bruksel 3 javë më parë, ku Presidenti Trump vlerësoi në mënyrë të veçantë Kryeminist­rin Rama për kuptimin dhe sinkronizi­min me politikën amerikane të mbrojtjes. Uroj që edhe opozita të jetë zgjuar dhe ta përshëndes­ë këtë vendim historik për Shqipërinë”, shkruan Balla. Më tej, kreu i Grupit të PS- së ka thënë se investimi prej 50 milionë eurosh në Shqipëri, do t’i hapë një rrugë të rëndësishm­e zhvillimit ekonomik dhe social të zonës së Kuçovës. “Duke e vlerësuar Shqipërinë dhe Qeverinë e saj si partnerë të besueshëm, Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore të NATO- s në Ballkanin Perëndimor. Në njoftimin zyrtar konfirmohe­t se NATO do të investojë mbi 50 milionë euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizim­in e bazës ajrore të Kuçovës, duke hapur një histori të re për zhvillimin ekonomik e social të gjithë zonës dhe rajonit ku planifikoh­et ndërtimi i kësaj baze të re ajrore”, ka thënë Balla.

 ??  ?? Kryetari i Grupit të PS- së, Taulant Balla
Kryetari i Grupit të PS- së, Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania