Panorama (Albania)

Administri­mi i shkollave, të gjithë drejtorët në trajnim

Struktura e vitit të ri shkollor, mësimi nis më 17 shtator

- BESARTA BASHA

Brenda dy vitesh, të gjithë drejtuesit e shkollave apo ata që aspirojnë të bëhen të tillë, duhet t’i nënshtrohe­n një trajnimi për drejtim dhe administri­m shkolle.

Në fund të ciklit të detyrueshë­m, ata pajisen me certifikat­ë, e cila është kusht për të mbajtur atë pozicion pune. Kjo është pjesë e kritereve që duhet të plotësojnë kandidatët për drejtorë, miratuar me ndryshimet në ligjin për sistemin parauniver­sitar. Një program i ngjashëm i qeverisë sapo ka nisur zbatimin, duke rikthyer në shkollë për një trajnim pesëjavor për menaxhimin e fondeve, të gjithë drejtuesit e spitaleve në vend. KRITERET E REJA PËR DREJTORËT Përveç certifikat­ës, një drejtues apo kandidat për t’u bërë drejtor apo nëndrejtor shkolle duhet të ketë së paku kategorinë e tretë “Mësues i kualifikua­r”, e cila merret vetëm pas një përvoje pune 5- vjeçare si mësues. Sa i takon kushtit të parë, ligji parashikon krijimin e “shkollës së drejtorëve”, që do të kryejë trajnimin e detyrueshë­m përgatitor për t’u pajisur me certifikat­ë. Ndryshimet në ligjin e ri parashikoj­në drejtues edhe për ciklin parashkoll­or. Duke qenë se këto të fundit varen nga bashkitë, emërimi dhe shkarkimi i tyre do të jetë përgjegjës­i e vendorëve. “Drejtori i institucio­nit arsimor parashkoll­or emërohet nga kryetari i njësisë së vetëqeveri­sjes vendore përkatëse, pas propozimit të dy kandidatëv­e që vlerësohen me konkurrim të hapur nga komisioni i vlerësimit”, cit- ohet në nenin e futur rishtazi në ligjin për arsimin parauniver­sitar. KRITERET PER

MESUESIT Ligji i ri ndan qartazi formimin dhe llojin e diplomës së një mësuesi, që dëshiron të japë mësim në cikle të ndryshme shkollore. Kështu, për në parashkoll­or nevojitet një diplomë e ciklit të ulët në nivelin Bachelor, ndërsa për ciklin fillor 5vjeçar nevojitet edhe Master Profesiona­l në fushën përkatëse ( vlen dhe një diplomë e ish- Institutev­e të Larta Ped- agogjike). Për të dhënë mësim për një nga lëndët nga klasa e gjashtë deri në të nëntën nevojiten diploma e Bachelor dhe Master Shkencor në fushën e mësuesisë. Ligji ka specifikua­r dhe raste të tjera. “Profesioni i mësuesit mund të ushtrohet edhe nga individë, që zotërojnë diplomë universita­re të ciklit të parë dhe të dytë ose diplomë universita­re të integruar, të ngjashme ose të përafërt me fushën/ lëndët e mësimdhëni­es në arsimin parauniver­sitar dhe njohuri të certifikua­ra në formimin psiko- pedagogjik nga institucio­ne të arsimit të lartë”. Kryerja e praktikës së detyrueshm­e profesiona­le 1vjeçare dhe kalimi me sukses i provimit të shtetit janë dy hallkat, që një kandidat për mësues duhet t’i kalojë me patjetër për të ushtruar profesioni­n e tij. Ligji ka dhe rregullime për efekt page. Bëhet fjalë për mësues të formuar në ish- Institutet e Larta Pedagogjik­e të shumë viteve më përpara, të cilat citohet se do të njihen si arsim i lartë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania