Panorama (Albania)

Operacioni, kapen 67 kg kanabis, në pranga 4 persona

Droga u kap te banesa e vëllezërve Lika, një i pestë u shpall në kërkim nga Policia

-

Policia e Tiranës ka finalizuar ditën e djeshme një operacion antidroge të shtrirë në kryeqytet.

Operacioni i koduar “Zallmneri” është finalizuar me arrestimin e katër personave, ndërsa një i pestë është shpallur në kërkim. Policia ka sekuestrua­r edhe një sasi prej 67 kg kanabis, e gatshme për transport. Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuari­t janë: Xhevahir Lusha, 47 vjeç; Ilirjan Selimi, 34 vjeç dhe vëllezërit Ervin dhe Besnik Lika, 30 dhe 26 vjeç. Policia shpalli në kërkim edhe një shtetas tjetër, të identifiku­ar me inicialet B. H., 26 vjeç. Të arrestuari­t u kapën në rrugën “Teuta” në flagrancë nga oficerët e policisë të Komisariat­it nr. 5, teksa kishin ngarkuar një automjet me qese droge. Po kështu, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej 67 kg drogë, e dyshuar si kanabis sativa, 3 aparate celulare dhe një automjet tip “Golf”.

“Finalizohe­t operacioni policor i koduar ‘ Zallmneri’ nga Seksioni kundër Narkotikëv­e në bashkëpuni­m me Komisariat­in e Policisë Nr. 5. Goditet një tjetër rast i shitblerje­s të lëndëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestroh­et lëndë narkotike, automjet dhe aparate celularë. Seksio- ni kundër Narkotikëv­e në bashkëpuni­m me Komisariat­in e Policisë Nr. 5, në kuadër të operacioni­t policor të koduar ‘ Zallmneri’, arrestuan në flagrancë shtetasit: Xhevahir Lusha, 47 vjeç, banues në Tiranë; Ilirjan Selimi, 34 vjeç, banues në Tiranë; Ervin Lika, 30 vjeç, banues në Tiranë; Besnik Lika, 26 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi: B. H., 26 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas në rrugën ‘ Teuta’ u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ku në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin po transporto­nin qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, nga banesa e shtetasve ( Ervin Lika dhe Besnik Lika, vëllezër), në bagazhin e një automjeti tip ‘ Golf’. U sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale: 67 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa; automjet tip ‘ Golf’; 3 aparate celularë”, shkruan njoftimi i Policisë.

 ??  ??
 ??  ?? Pamje nga operacioni antidrogë në Tiranës
Pamje nga operacioni antidrogë në Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania