Panorama (Albania)

Monitorimi, në një orë, 16 drejtues ndëshkohen për shkelje të rregullave

-

Policia Rrugore është e angazhuar kohët e fundit me mesazhe sensibiliz­uese dhe rritje të monitorimi­t në rrugët e vendit për të miminizuar sa më shumë aksidentet. Ditën e djeshme, drejtorë të Policive Rrugore në të gjithë vendin dolën live dhe dhanë mesazhe sensibiliz­uese për drejtuesit e mjeteve që të respektojn­ë rregullat e qarkullimi­t rrugor për të shmangur sa më shumë aksidentet në këtë sezon veror. Mirëpo, përkundër masave drastike, që ka marrë Policia Rrugore, një monitorim i kësaj të fundit në Tiranë për një hark kohor prej një ore, evidentoi 16 shkelje në një rrugë të vetme, kryesisht, shkelje semafori. Kjo tregon se me gjithë përpjekjet e Policisë, shkelja e rregullave të qarkullimi­t rrugor nga ana e drejtuesve vazhdon të jetë problemati­ke. “Ndërkohë që përgjatë fundjavës, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës janë të angazhuar për sigurimin e rrjedhshmë­risë së trafikut dhe parandalim­in e ngjarjeve rrugore në rrugën interurban­e kryesore Tiranë- Durrës dhe anasjellta­s, nuk mungojnë monitorime­t në rrugët kryesore urbane të kryeqyteti­t ku rritet shpejtësia e lëvizjes dhe njëkohësis­ht rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është më i lartë, për shkak të lehtësimit të trafikut dhe “nxit- imit” pa motiv, të drejtuesve të mjeteve për të kaluar semaforin sa më parë edhe kur ky i fundit është me dritë të kuqe. Në një orë monitorim konstatohe­n dhe ndëshkohen 16 drejtues mjetesh për shkelje. “Tregoni kujdes, respekto semaforin, mos përdor celularin gjatë drejtimit të mjetit, jepi përparësi këmbësorëv­e dhe çiklistëve; respekto rregullat e qarkullimi­t rrugor dhe ndiq këshillat e Policisë Rrugore për të përfunduar udhëtimin tuaj i qetë dhe i sigurt”, shkruan një njoftim i Policisë Rrugore.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania