Panorama (Albania)

Zbulohen 1.5 tonë drogë dhe arsenal me snajperë e kallashnik­ovë në Tepelenë

Policia mohon mbjelljet e reja: Është e prodhuar më herët, një pjesë e saj ishte e ngurtësuar dhe drejt dekompozim­it

-

Zbulohet rreth 1.5 tonë drogë dhe arsenal armësh në Tepelenë. Policia e Memaliajit ndërhyri dje në afërsi të fshatit Leshnje, në një zonë mes shkurresh e pemësh, në afërsi të shtratit të lumit Vjosa, nga ku_ u gjetën të fshehura dhe të mbyllura brenda dy furgonëve të bardhë të markës ‘ Mercedes Benz’ me targa të falsifikua­ra.

Sipas Policisë, në brendësi të automjetev­e janë gjetur 1 ton e 463 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe 16 armë zjarri ( 1 snajper, 12 kallashnik­ovë, 2 pushkë dhe 1 armë gjahu). Operacioni ka nisur si rezultat i presionit të kontrollit të ushtruar javët e fundit në atë territor nga shërbimet e Policisë, për evidentimi­n e personave që mund të mbajnë armë e lëndë narkotike, me qëllim trafikimin e saj. Sipas Policisë, personat që dispononin lëndën narkotike dhe armët e zjarrit i kanë fshehur në pyll, me qëllim shmangien e kontrollit. Blutë nuk dhanë detaje në lidhje me trafikantë­t e kësaj sasie droge dhe posedimit të armatimit, pasi siç bëhet e ditur, operacioni tashmë po ndiqet me metoda speciale dhe për këtë arsye nuk mund të jepen të dhëna të tjera. Në lidhje me sasinë e drogës së bllokuar, Policia bëri të ditur në njoftimin e saj se ajo është prodhuar më herët dhe se madje një pjesë e saj ishte e ngurtësuar dhe drejt dekompozim­it. Por burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se sasia është duke u analizuar, duke mos përjashtua­r faktin se kemi të bëjmë me një sasi të kultivuar së fundmi, pikërisht afër zonës ku edhe u gjet e ngarkuar. Sipas Policisë, operacioni i koduar “Vjosa” është ndërmarrë edhe pas informacio­neve të marra në rrugë operative se kishte nisur tashmë lëvizja dhe tentativa e trafikantë­ve për ta transportu­ar mallin dhe për ta hequr nga zona ku mbahej e fshehur. Deri më tani nuk ka asnjë raportim zyrtar për persona të dyshuar apo identifiku­ar si autorë të lëndës narkotike dhe arsenalit të armëve. “Në afërsi të fshatit Leshnje, Bashkia Memaliaj, në një zonë mes shkurresh e pemësh, në afërsi të shtratit të lumit Vjosa janë konstatuar të fshehur dhe të mbyllur me çelësa dy furgona të bardhë të markës ‘ Mercedes Benz’ me targa të falsifikua­ra. Gjatë kontrollit, grupi hetimor konstatoi se në brendësi të furgonave kishte pako me lëndë narkotike dhe armë zjarri dhe konkretish­t: 16 armë zjarri ( 1 snajper, 12 kallashnik­ovë, 2 pushkë dhe 1 armë gjahu). 1 ton e 463 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa ( prodhuar më herët, një pjesë e ngurtësuar drejt dekompozim­it)”, thuhej në njoftimin e Policisë së Gjirokastr­ës. Tepelena rezulton në hartën e zonave të nxehta, sa i përket kultivimit të bimëve narkotike. Në vitet e kaluara janë sekuestrua­r mijëra rrënjë bimësh të kultivuara. Kjo është sasia më e madhe e kapur për këtë vit në këtë zonë.

 ??  ?? Droga e fshehur brenda furgonit
Droga e fshehur brenda furgonit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania